RCCOLA

Një reportazh i RTK 2 në gjuhën serbe, vazhdon të dezinformojë!

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Nga Nuhi Nuhiu – Deri kur serb në Republikën e Kosovës, do të vazhdojnë më avazin dhe shkollën e gënjeshtrave? NË këtë reportazh, bëhet fjalë për dy serb të kthyer në Përlepnicë! Këta serb, Vlladimir dhe Bora Deniq, ishin shpërngulur në qershor të vitit 1999,kur paramilitarët, milicia, ushtria serbe përfundimisht u largue nga Kosova!
Autori i reportazhit, e fillon me rrenë dhe e përfundon me rrenë!

Ky reportazh, paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atë nga vetëm shqiptaret, e jo nga serbët!

Në fillim, autori lëshon një rrenë lidhur me shtëpitë e banuara me serb në Përlepnicë!
Autori thotë se para lufte në Përlepnicë kanë pasur mbi 30 shtëpi serbe!
Kjo gënjeshtër e tij, kalon thuase është e vërtet, në Përlepnicë para lufte ka pasur as me shume e as me pak se 7 shtëpi!

UBT

Me pastaj, ky autor i reportazhit si një dezinformues thotë se Knjez Llazari ka lindur në Përlepnicë, edhe kjo e rrenë s’kalon!
Faktet historike tregojnë se në Përlepnicë ka pasur kishë katolike, ku sot në atë vend jetojnë shqiptarët, kisha ishte pranë xhamisë ku është sot!
Kishë serbe, në Përlepnicë kurrë s’ka pasur!
Ështe tentuar të ndërtohet në vitin 1935, por, dihet fati i saj, këtë histori të sajë e kam shkruar me herët!
Serb në Përlepnicë s’ka pasur para vitit 1878!Nga ku vit filluan të vien për të banuar , dhe sidomos pas vitit 1912, por, kurrë numër mbi 30 shtëpi s’ka pasur, të gjithë kanë qenë ardhacak nga fshatrat përreth Përlepnicës!
Në vitin 1934 kur nga Përlepnica, shpërngulen familjet e para për Turqi, atëher me ndihmën e kralit, serbët filluan të vinin për të jetuar në Përlepnicë!
Lufta Përlepnicën e ka gjetur më 7 shtëpi serbe!
Por, dëmi ishte aq i madh sa të ishin 700 shtëpi serbe!
Autori i reportazhit, asnjë intervistë se bëri me kojshit e këtyre dy serbëve!
Autori, aspak nuk i përmendi në reportazh dëmet që pësuan shqiptarët e Përlepnicës!
Nga kjo luftë, kishim dy herë shpërngulje, me 6 prill dhe 14 prill!
Nga kjo luftë dolëm me një të plagosur rëndë dhe mbi 30 të rrahur e maltretuar!
Nga kjo luftë, kishim 126 shtëpi dhe 40 objekte përcjellëse të djegura e shkatërruara!
Nga kjo luftë u plaçkiten mbi 200 shtëpi, dhe mbi qindra automjete e makina bujqësore e transportuese, plaçkitja ishte nga romët, serbët përlepnicas, serbët e Kmetocit, serbët e Ropotoves!
Dëmet e përllogaritura kalojnë shifrën e 20 milion euro!
Por, edhe një qeshtje duhet potencuar, njëri nga të intervistuarit në reportazh Vlladimir Deniq, gjatë shpërnguljes tonë, ai parisë se fshatit i ka kërkue, për të mos ju shpërngulur, duhet të mbani protestë në qendër të fshatit kundër NATO – së!
Këtë kërkesë, të Vlladimirit hoxha me disa aktivist se ka pranuar dhe shpërngulja u realizua me 14 prill 1999!
Ndërsa, në reportazh Vlladimiri qanë, ndoshta pse u kthyem në Përlepnicë, por, jo për një shtëpi të tij që e kishte të papërfunduar!
Kurse, ky Vladimiri na i tregojë korridorin për dalur në Shqipëri, këto ishin porosit e Vlladimirit që dëneste para kamerave të Rtk 2!
Ta djegësh një vendbanim, ta plaçkitesh të tërin, ta djegësh xhamin e fshatit, ta demolosh shkollën e të vajtosh me lotë krokodilli vetëm serbët e bëjnë dhe atë me taksa të shqiptarëve në mes të Republikës së Kosovës në Prishtinë!
Për dy serb bëhet reportazh mbi 30 minuta,por,për mbi 3 mijë banor asnjë një fjalë dhe një shkrim dy rreshta nuk shkruhet!
Deri kur, vazhdon xhelati të viktimizohet edhe atë me mundin e djersën e viktimës????
Po, ku kishte mund shqiptari të akomodohej në një vendbanim serb, pas atyre dëmeve të shkaktuara, si këta dy ?
Derisa, ne heshtim Vllada e Bora vajtojnë, dezinformojnë, dhe ne shqiptarët i paguajmë, edhe autorin e këtij reportazhi!
Rtk, ndaluni e shiheni edhe faqen tjetër të medaljes, ndaleni propagandën serbe nën kulmin e shtëpisë t’uaj!
Ejani në Përlepnicë, merreni incizimin mbi shkatërrimin e Përlepnicës nga këta vajtuesit, por, edhe shumë vajtues të tjerë të këtij reportazhi!
Prandaj, kujdes mos lejoni të vazhdojnë rrenat e serbëve të paraqiten në ekranet e juaja televizive!
Derisa, serbët t’a luajnë rolin e viktimës, paq në Iliri s’do te këtë!
Derisa serbët, s’kerkojne falje, dhe nuk i paguajnë gjitha dëmet për luftërat në Iliri dhe ish Jugosllavi, s’ka paq në këto troje!
Duke mos u ndëshkue Serbia për gjitha luftërat në shekuj,këta kurrë s’do te ndalen, sepse në shqiptarët në gjen e kemi harresën për armikun, por, jo për vëllaun e mexhen!
Tani, është koha e fundit të mos bisedohet, pa kërkuar falje, pa u emëruar dhe turpëruar ky armik i përbetuar i shqiptarëve!
Rtk, mos luani rolin e servilit, por, si politikanët shqiptar të cilët hyn në bisedime pa kushte!
Disa politikan i kuptoj, sepse asnjë gjel, nuk i ka munguar në kotec nga serbët, por, ata që derdhën gjakun e vet me familje, ata si kuptojë, se si harrojnë dhe janë të gatshëm të falin !
Serbët vajtojnë për një kotec të pulave, e ne falim gjakun e familjeve tona, gjenocidin, krimet, humbjet, dëmet e shumëçka, deri edhe jetët e më të dashurve tanë !
Në mes të 3 mijë banorëve shqiptar në përlepnicë tani jetojnë 2 serb, dhe bëjnë gjumë të rehatshëm!
Familjet i kanë jashtë Kosovës, e vet sillen këtu thua se asgjë s’ka ndodhur!

Këta shpresojnë në kthimin e Serbisë, e kjo dhashtë zoti mos te përsëritet, se janë mjaftueshëm për të na bërë keq!
Kur e kanë pushtetin, serbët nuk e njohin as zotin, këtë e kemi provuar, e ndoshta disa shpejt e paskan harruar!