RCCOLA

Një prokuror dhe dy zyrtar ligjor dalin pozitiv me COVID-19

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit është prekur nga virusi COVID 19 pasiqë një prokuror dhe dy zyrtar ligjor kanë dalur pozitiv.

Liridona Xheladini zëdhënëse e prokurorisë ka konfirmuar për rajonipress se tashmë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 një prokuror dhe dy zyrtar ligj0or dhe janë në pritje të analizave edhe për katër zyrtar të tjerë.

RCCOLA

Xheladini tha se gjendja e të infektuarve është e qëndrueshme dhe se të njëjtit janë duke u trajtuar në shtëpi, kurse personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit janë vetizoluar.

Gjithashtu, Xheladini tha se për shkak të kësaj gjendjeje stafi i prokurorisë është reduktuar dhe se po trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente./rajonipress/