RCCOLA

Një porosi për diasporën..

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Gani Sadiku – Ejani në atdheun tuaj e mos hyni borxh duke i sha njerëzit nëpër rrjete sociale se nuk përfitoni asgjë.

Fundamenti

Të vetmit humbës në këtë përleshje “mediatike” keni për të qenë ju…
Të vetmit që dënoheni, zini armiqësi në ballafaqim, detyroheni të kërkoni falje deri në përulje, poshtëroheni edhe para familjeve tuaja, jeni ju…
Prandaj “trusni bothen”, punoni ndershëm e përpiquni me u integrue në shoqëritë ku jetoni, sepse ky do të ishte padyshim përfitimi juaj më i madh..
Vetëm kështu i kontribuoni vendit tuaj prej së largu…
Vetëm kështu ndiheni të plotësuar e miqësorë me secilin, edhe atje edhe këtu..
Vetëm kështu i kulturoni dhe u ndihmoni fëmijëve tuaj për t’a dashur vendin e të parëve tuaj…
Vetëm kështu dukeni human e social.
Vetëm duke i nderuar të tjerët i bëni të u nderojnë edhe ata juve.
Vetëm ndaluni dhe mendojeni diasporën izrailite sa kontribuon për vendin e tyre, jo duke i kërcënuar zyrtarët e vendit të tyre, por duke qenë në secilin shtet lobistët më të fuqishëm dhe duke u integruar në shoqëritë respektive!