Uji Dea

Një PDK e fortë në opozitë

/ 2 minuta lexim

Nëse arrihet të formohet qeveria nga blloku LDK, AAK dhe Nisma, duke e përfshirë edhe Vetëvendosjen, atëherë PDK mund të jetë e vetme në përballje me këto parti.Analistët vlerësojnë se PDK ka kapacitet që edhe e vetme të bëjë një opozitarizëm të fortë parlamentar.

Albert Krasniqi, analist në KIPRED, i ka thënë Radio Kosovës se Partia Demokratike ka kapacitete që edhe e vetme t`iu del përballë partive që janë të përfshira në qeveri.

“Nëse e shikojmë nga e kaluara kur PDK ka qenë në opozitë ka treguar se është një opozitë shumë e fortë. Madje, edhe në statutin e PDK-së është e vetmja e cila parasheh edhe krijimin e qeverisë në hije ku krijon ministra dhe dikastere të cilat e përcjellin vazhdimisht punën e institucioneve shtetërore dhe në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës i vënë në pah të gjitha ato lëshime dhe mangësi që bëhen nga qeveria”.

Megjithatë, Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme parlamentare. Dhe këtë sipas Albert Krasniqit mund ta bëjë PDK së bashku me Vetëvendosjen.

RCCOLA

“Por nëse do të kemi një opozitë VV dhe PDK atëherë vaj halli për qeverisjen e ardhshme për shkak se këto dy parti mund të jenë shumë të forta në opozitë dhe qeveria e ardhshme dot `i ketë punët vështirë nga opozita”.

Ndryshe, Vetëvendosje i ka vënë disa kushte bllokut LDK, AAK, Nisma, që edhe ajo të jetë pjesë e qeverisë së re.

Megjithatë, asnjëra nga palët nuk kanë arrit marrëveshje nëse do të pranohen ose jo kushtet e Vetëvendosjes, përderisa kjo e fundit thotë se pa plotësimin e kushteve ajo nuk do të jetë pjesë e qeverisë. /rtk/