United Hospital

Një pasdite me Soni Malajn

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Soni Malaj, fituesja e edicionit të sivjetmë të “Top Fest”-it, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, theksoi se u lumturua shumë nga triumfi në festivalin e muzikës moderne shqiptare, por në të njëjtën kohë u lëndua nga kritikat që erdhën nga kolegët e saj.

Këngëtarja e famshme tha: “Ishte momenti i duhur dhe ishte kënga e duhur. Më ka lumturuar shumë mbështetja e publikut, por jam mërzitur nga kontestimet e disa kolegëve, të cilët kanë kritikuar me shkrime të ndryshme nëpër gazeta. Jam e ndjeshme dhe më kanë lënduar komentet e kolegëve të afërt. Kam qenë afër çmimit të parë edhe me këngë të tjera, por ky ishte momenti i duhur. Hoqa një ngarkesë super të madhe. Më në fund, ia dola!”.

Hidromorava

Soni deklaroi se janë prindërit ata që nuk e lënë të “fluturojë” dhe të ketë sjellje prej dive: “Kam dy prindër që nuk më tolerojnë tekat, më mbajnë me këmbë në tokë dhe më vënë në dukje se ana njerëzore është më e rëndësishmja.”Këngëtarja theksoi se është shumë e kujdesshme në zgjedhjet e veshjeve pasi sipas saj, nuk ka më moshë për të gabuar: “Zgjedhjet mbi veshjet i bëj në bashkëpunim, marr këshilla nga stafi pasi nuk mund të gaboj më.”

Në lidhje me jetën e saj private, Soni tha se dy personazhe publikë nuk mund të kenë kurrë një jetë si gjithë të tjerët: “Një çift i showbiz-it nuk mund të ketë një jetë normale. E mbështesim dhe e mirëkuptojmë punën e njëri-tjetrit. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe kjo është e rëndësishme. Kur janë dy njerëz publikë, ka xhelozira të vogla pasi secili kërkon të ketë vëmendjen që ka partneri.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.