UBT

Një orë letrare kushtuar veprimtarisë letrare të Hetem Arifit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas shkuarjes në pension, Hetem Arifi, mësues i Shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, disa krijues gjilanas së bashku me një grup të shkollës në fjalë, të udhëhequr nga Hysen Këqiku, shkrimtar nga ky qytet, u mbajt një orë letrare kushtuar mësuesit, Hetem Arifi, krijues gjilanas. Siç dihet, ky mësues i zellshëm dhe krijues, para pak kohe doli në pension, por ai krijimtarinë letrare nuk e ndali dot, ku gjer më tani botoi 8 vepra letrare. Kështu, ditë më parë, Hetem Arifi botoi veprën e fundit të tij me tregime me titull: “Përroi i kanjushës”. Me këtë rast, drejtoria e shkollës në bashkëpunim me arsimtarët e gjuhës, organizoi një orë letrare duke ia kushtuar me poezi dhe punime të tjera letrare mësuesit të tyre, Hetem Arifit, krijues të këtij mesi.

Fillimisht, Hetem Kosumi, drejtor i shkollës në fjalë tha se, sot, shkolla jonë ka një festë. “Festat janë të ndryshme, por kjo “festë” e sotit, e cila është e lidhur me Hetem Arifin, mësues e krijues, është diçka më e afërt dhe më parmbajtësore. Kur po flas për këtë pedagog të zellshëm dhe të dalluar të shkollës sonë, më kthen në një kohë kur kolegu ynë dha nga veti gjithçka për të mirën e shkollës dhe shkollarëve të saj. Ky rast po nga gëzon kur mësuesi Hetem nuk po ndalet së punuari, i cili, edhe në këtë moshë të shtyrë, po krijon vepra për fëmijë. Urime dhe suksese mësuesit Hetem!”

Pas këtyre fjalëve, nxënësit e kësaj sholle lexuan poezi e ese, të cilat punime arti silleshin nga procesi mësimor. Punimet e tyre i lexuan këta nxënës: Eris Kadriu, Flora Sylejmani, Blend Shkodra, Arijeta Huruglica, Arlinda Haliti, Rasim Hajdari, Edidta Kërqeli e disa të tjerë. Pas leximit të vargjeve nga ana e shkollarëve, Hysen Këqiku, shkrimtar tha se, në nderim të kolegut tuaj e tonin, po e lexoj një shënim për veprën e fundit të Hetem Arifit, krijues, i cili, shkollën ku punoi e veproi nuk e harroi, por po e nderon edhe me vepra letrare. Ai shtoi se, “Vepra më e re e Hetem Arifit “Përroi i Kanjushës” me tregime, sikur autori i kthehet rrëfimeve nga një kohë e kaluar në vendlindje. Zakonisht, vendlindja është vendlindje, ajo sido që të jetë, është vendi më i ngrohtë i secilit njeri.

Hidromorava

Libri më i ri, i cili doli nga shtypi më 25 maj 2016 është përmbledhje me tregime e titulluar me një toponim i cili gjendet diku në vendlindjen e Hetemit në Ranatoc të Preshevës “Përroi i Kanjushës”, gjejnë vend njëri pas tjetrit 16 tregime: “Neca e pat mirë”, “Përroi i Kanjushës, “Kodra e Luleve”, “Lavdi!” “Qoftë e harruar ajo kohë”, “Takim i dhembshëm”, “Më ka marrë malli”, “Role aktori”, Një laps nga Zvicra”. “Tinëzisht po vjen”, “Bisedova me detin”, “Rëndë shumë rëndë e përjetova kurbetin”, “Besa-besë”, “Besarti dhe Besarta duke lozur”, “Nuk do të flej në shtrat derisa, t`i biri im, të kthehesh” dhe “Nuk të kam harruar as nuk do të të harroj kurrë”, të cilët të kapur dorë për dore radhisin një jetë kronologjike të personazhit kryesor Neca.

Tregimet, trajtojnë ngjarje që i kanë përjetuar personazhet e një moshe të fëmijëve të rritur, të peripetive të tyre, të vështirësive dhe pengesave të shumta që u dilnin përpara si pengesë për (mos) realizimin e dëshirave dhe synimeve të personazheve fëmijë e dikur të rinj. Këtu ka vlera, por ka edhe derdhje e prirjeve artistike të poetit dhe mësuesit të popullit, Hetem Arifit. Me këtë vepër me tregime, autori e ka përmbushur një mision të tij si krijues dhe si njeri që përherë i kthehet atdhedashurisë, vendlindjes, shkollarëve, kolegëve dhe dëshmorëve të vendit”.

Pas shkollarëve, punimet në vargje i lexuan edhe disa krijues gjilanas, si janë: Demir Behluli, Avni Rudaku, Mehmetali Rexhepi, Tefik Selimi, Hysen Këqiku etj. Në fund, Arbëreshe Shaqiri, arsimtar e gjuhës shqipe tha se, në shkollën tonë ka nxënës të talentuar, sidomos janë të zotë si krijues të artit letrar. “Pa këta shkollarë, nuk do të ishte edhe ky manifestim i kësaj ore letrare. Po punojmë në të mirë të shkollarëve dhe të të gjithëve. Urime dhe shumë suksese mësuesit Hetem për veprën e tij letrare!”/tefik selimi/rajonipress/