ARKATANA

Një njohje për pesë muaj

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjatë pesë muajve të vitit 2018 Pavarësinë e Kosovës e ka njohur vetëm Barbadosi, teksa diplomacia e Serbisë vazhdimisht po tenton t’i bindë vendet që e kanë njohur Kosovën që t’i tërheqin mbrapsht ato, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me kabinetin e tij ka marrë pjesë në ministerialin e Procesit të Vishegradit (Poloni, Hungari, Republikë Çeke, Sllovaki), plus vendet e Ballkanit Perëndimor, në forumin kushtuar zgjerimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Nga këtu Pacolli ka kërkuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga disa nga këto vende që nuk e kanë njohur. Në lidhje me lobimin që po bën Serbia për tërheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se askush nuk mund ta pengojë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk mund ta pengojë as procesin e njohjeve.

ARKATANA

Zyrtarë nga Komisioni për Punë të Jashtme për “Zërin” kanë deklaruar se Kosova është ajo e cila duhet ta ndërrojë qasjen ndaj Serbisë, ndërsa sipas analistëve politikë Serbia vetëm se është duke e shfrytëzuar dialogun në Bruksel si pretekst për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa me veprime po e bën të kundërtën.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës për “Zërin” kanë deklaruar se askush nuk mund ta pengojë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, si dhe atë të njohjeve të reja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.