Uji Dea

Një nga pamjet më të çuditshme të Cyrihut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shtëpia në foto nuk është e montuar, e as nuk do të transferohet dikund tjetër, siç e kanë zakon zviceranët, por do të rrënohet pas 130 vjetësh.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një nënrrethrrotullimi të një autostrade në Allmend të Cyrihut. Është një nga pamjet më të çuditshme të qytetit. Edhe kinezët e kanë këtë fotografi.

Pas rrënimit të restoranteve dhe klubeve, shtëpia në fjalë kishte mbetur që prej vitit 2005.

Uji Dea

Këtë javë ekskavatori do ta rrënojë, shkruan „Tages Anzeiger“, duke cituar zyrtarët ndërtimorë kantonalë të Cyrihut.

Sido që të jetë, Cyrihu do të mbetet pa shtëpinë e shëmtuar, një nga pamjet që kanë zgjuar kureshtjen e shumë turistëve, sidomos atyre aziatikë.

Për shkak të vendndodhjes së saj të jashtëzakonshme, shtëpia nën urë të autostradës ishte bërë objekt për fotografi nga turistët e huaj.