Një natë
Poezi nga Arben Kurteshi
Një natë në errësirë
Më iku gëzimi,
Ditën mbretëron heshtja
Natën vjen trishtimi.
Çdo ditë qaj me lot,
Natën kam shumë frikë,
Nuk më besohet,
Të gjithë më kanë ikë.
Lisat e mëdhenj m’u plakën,
Gurët më janë vjetruar,
Shtëpitë po rrënohen:
-Jam vend i mallkuar.
M’ka m’betur veq shpresa
Që më mban mua gjallë
Se t’gjithë një ditë do t’kthehen
Sikur në përrallë.


