UBT

“Një natë në hotel”, shfaqje që u dha sonte para publikut Gjilanas për festen e pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Teatri i Qytetit të Gjilanit, sonte ka dhënë shfaqjen “Një natë në hotel” me tekst të Muharrem Shahiqit, i rishkruar nga Agush Mulliqi dhe me regji të Bashkim Ramadanit, në kuadër të agjendës së gjatë të Komunës së Gjilanit për të shënuar 10-të vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sporti, Arti Pamorë, Arti Skenik dhe aktivitete të tjera të institucioneve të arsimit, ishin pjesë e agjendës së ngjeshur të Komunës së Gjilanit për ta bërë sa më madhështore festën e shtetit të Kosovës.

FIDANISHTJA

Që nga fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët pa dallime kanë qenë pjesë e aktiviteteve të sotme që kishin të përbashkët festën e pavarësisë.

Ndërsa, në ditën e nesërme, pikërisht më 17 shkurt 2018 agjenda e Komunës së Gjilanit, nis në orën 10:00, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet, pastaj në ora 11:30 do të bëhet zbulimi pllakës në Këshillin e Bashkësisë Islame në shenjë falënderimi për kontributin që ka dhënë ky institucion në vitet ’90 për çështjen kombëtare, në ora 13:00 mbahet koncert për fëmijë, ora 14:00 mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, ora 15:00 muzikë festive para Teatrit të Qytetit dhe ora 18:00, koncerti i Pavarësisë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.