Eko Higjiena

Një muze për komandant Lleshin

/ 2 minuta lexim

Bujanoc- Të dielën e 25 nëntorit, në Tërnoc është hapur Muzeu i Komandant Lleshit, alias Ridvan Qazimi, i cili para 12 vjetësh, ra heroikisht për të mos vdekur kurrë, në mbrojtje të kauzës kombëtare.

Ky muzeum është i vendosur në ndërtesën e Klubit Futbollistik “Tërnoci”, në të cilin klub dikur Komandant Lleshi kishte qenë i angazhuar dhe kishte dhënë një kontribut të madh.

Për ta vizituar Muzeun e Komandant Lleshit, në Tërnoc, kishin ardhur përfaqësues nga jeta politike, institucionale dhe qytetarë të shumtë, nga vendbanime të ndryshme të Luginës së Preshevës.

Fundamenti

Hapjen solemne të Muzeut e bëri kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Haliti, i cili theksoi se me këtë muze të Komandant Lleshit, po i tregojmë tërë botës dhe shqiptarisë se ne jemi pjesë e pandashme e këtij trungu. Ai, më tej shtoi se “Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë kemi bërë Muzeun kushtuar jetës dhe veprës së komandant Lleshit, heroit të kombit, arkitektit të paqes, artistit të dramës së vërtetë të këtyre trojeve”.

Në vazhdim prindi i dëshmorit, Haxhi Hyseni, tha se ndjehet shumë i kënaqur që është hapë ky Muze dhe se i falënderon të gjithë ata që kontribuuan për hapjen e tij dhe që asnjëherë nuk e harrojnë djalin e tij dhe familjen në përgjithësi.

Brenda këtij Muzeut, vizitorët, patën rastin përveç fotografive të Komandant Lleshit, të shohin nga afër makinën në të cilën komandanti u vra nga forcat serbe njofton terrnocipress.