“Një Mundësi” filmi që e bëri të popullarizuar gjilanasin Mërgim Hyseni
Gjilan – Me filmin “Një mundësi” pata suksesin e dëshiruar. Publiku e priti shumë mirë, ju pëlqeu shumë si dhe dhanë komplimente të mira. Por natyrisht, kjo nuk do të thotë se ne do të ndalemi këtu sepse gjërat e mira vijnë vetëm me punë shprehet Mërgim Hyseni.
Mërgim Hyseni thotë se ajo çka e veçon këtë film është se ka një tematik unike, ku e shtjellon problemin e jetës rinore. “Aty përcjellën edhe shumë këshilla që rinia i pranoi si shumë të mira dhe shumë aktuale”.
Sipas tij tashmë filmi ka kaluar shikueshmëri të lart mbi 230 mijë shikime dhe kjo vazhdon e rritet. “Unë jam duke punuar në projekte të reja, që së shpejti do të publikohen.
Edhe interesimi i sponsorëve ka filluar të rritet, dhe sapo të kemi zgjedhur sponsorët adekuat ne do të fillojmë me publikimin e projekteve” thotë Hyseni.
Mërgim Hyseni mendon se si projekti i fundit ashtu edhe i radhës besojnë se do të mirëpritet nga publiku./rajonipress/


