UBT

Një muaj prej kur Radoiçiq pranoi fajësinë për sulmin në Banjskë, deputetja britanike: Ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, asnjë llogari për rolin e Beogradit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka rikujtuar sot se janë bërë një muaj që kur Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Kearns në një postim në X shkruan se po ashtu kanë kaluar një muaj dhe asnjë llogari për rolin e Beogradit në këtë sulm.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit.

Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkruan kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Fundamenti

Ndryshe, më 24 shtator Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Në kundërsulm, Policia e Kosovës vrau tre terroristë dhe arrestoi disa tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marr Milan Radoiçiq që në atë kohë ishte nënkryetar i Listës serbe dhe person i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/