Uji Dea

Një muaj paraburgim të pandehurit për veprën penale “dhunim”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se nga data 24.07.2021, rreth orës 22:00, në hyrje të fshatit Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, përkatësisht në Motel Kasabllanka, dhe me datë 25.07.2021 deri ora 06:00 në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan, i pandehuri në vazhdimësi me anë të torturës apo trajtimit çnjerëzor ka detyruar personin – tani të dëmtuarën M. A., që të kryej akt seksual, në atë mënyrë që posa kishin hyrë në njërën nga dhomat e këtij moteli dhe në shtëpinë e tij, menjëherë kishte filluar ta godas disa herë me rrip të pantallonave nëpër pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, e më pas e detyron që të kryej akt seksual, duke e kanosur në zbulimin e ndonjë fakti që do ta dëmtonte rëndë nderin e saj, ashtu që e detyron të dëmtuarën që të kryejnë akt seksual.

ARKATANA

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, duke marr parasysh edhe dënimin për këtë vepër që parashihet nga prej 5 deri në 15 vite burgim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.