RCCOLA

Një muaj paraburgim për Zoran Stajkoviqin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjilan Afrim Shala i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Zoran Stajkoviqit nën dyshimin se e ka vrarë në vitin 1999 Ivan Nisiqin nga Kllokoti.

Zoran Stajkoviq ka marrë një muaj paraburgim nga Gjykata e Gjilanit për shkak se diku në muajin korrik të vitit 1999 në fshatin Kllokot, me një mjet të fortë (thikë), kishte goditur viktimën Ivan Nisiq në atë kohë 22 vjeç. Viktima edhe përkundër ndihmës së ofruar atëherë i njëjti pas një dite kishte vdekur, raporton rajonipress.

Ndryshe Policia e Kosovës stacioni Policor në Kllokot me datën 25.09.2014 në ora 13:00, ka pranuar një informatë nga ankuesi Serb shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në Kllokot, për një rast “Vrasje” që kishte ndodhur në Kllokot në vitin 1999. I dyshimti i këtij rast tani veç ishte kthyer në shtëpi pasi që nga atëherë ai ishte larguar nga Kosova.

Pas paraqitjes së rastit, Njësitet e Hetimeve rajonale nga Gjilani kanë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore dhe kanë dëgjuar palën ankuese fillimisht, dhe më pastaj të dyshuarin.

Mobi Casa

I dyshimti Zoran Stajkoviçi (1962) diku në muajin Korrik të vitit 1999 në fshatin Kllokot, dyshohet që me një mjet të fortë (thikë), kishte goditur viktimën Ivan Nisiq në atë kohë 22 vjeç.

Viktima edhe përkundër ndihmës së ofruar atëherë i njëjti pas një dite kishte vdekur.

I dyshuari Stajkoviç është sjellur në Gjilan, dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Në bazë të informacioneve i dyshuar që nga data e ndodhjes së rastit ka qenë duke jetuar në Republikën e Serbisë, gjersa me 05.09.2014, ai ka hyrë në Kosovë, më saktë është kthyer në Kllokot në shtëpinë e tij./rajonipress/