FITORJA

Një muaj paraburgim për veprën penale fajdeja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. A. Ekziston dyshimi i bazuar se pandehuri ka dhënë para me fajde në vlerë prej 132.500,00 €uro, për ti kërkuar pastaj me kamatë prej 30% nga viktima E. I.. Në rrethanat e kryerjes së veprës penale, cilësitë personale të pandehurit, mënyra e vrazhdë e kryerjes së veprës dhe presioni i lartë ndaj viktimës E. I., ka sjellë në gjendje të rëndë shpirtërore dhe psiqike.

Me këto veprime i pandehuri A. A., dyshohet të ketë kryer veprën penale fajdeja.

Uji Dea

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar bastisja në vendbanimin e të pandehurit, me ç‘rast janë konfiskuar si dëshmi para të gatshme 20.300,00 €uro dhe dokumente që ndërlidhen me çështjet inkriminuese.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në këtë fazë të procedurës.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.