Fundamenti

Një muaj paraburgim për Ismajl Byqmetin e Poneshit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit Ismajl Byqmeti (1968) nga Poneshi i Gjilanit i dyshuar për vrasjen e Ilir Balajt nga fshati Isniq i Deqanit.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Ismajl Byqmeti nga Poneshi i Gjilanit për shkak të dy veprave penale, “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, posedim dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Gjykatësi Afrim Shala i ka caktuar këtë masë të paraburgimit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan- Departamenti për Krime të Rënda, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Ndryshe Ismajl Byqmeti dyshohet se më 29 shtator 2013 ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, që ka qenë në lëvizje me veturë civile. Viktima në këtë rast ishte Ilir Balaj (1971) nga fshati Isniq i Deçanit.

Në vendngjarje si prova materiale janë konfiskuar vetura e viktimës ku është gjetur një predhë e plumbit, ndërsa në oborrin e të dyshuarit janë gjetur 29 gëzhoja si dhe në paradhomën e shtëpisë dy fishekë të gjitha të kalibrit 7.62 mm.

Nga i është konfiskuar arma AK 47 së bashku me karikatorin me 30 fishekë të kalibrit 7.62X39 mm./rajonipress/