Fundamenti

Një muaj paraburgim për Dalibor Konstantinoviqin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan me kërkesën e Prokurorisë Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Dalibor Konstantinoviqit (1983) nga fshati Kërminjan i Ranillugut tha për rajonipress Sahit Borovci gjykatës kujdestar.

Dalibor Konstantinoviqit (1983) nga fshati Kërminjan i Ranillugut i dyshuar për veprën penale “kontrabandimi me migrantët” i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e gjykatësit kujdestar të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit Sahit Borovci.

Borovci tha për rajonipress se vendimin e ka marrë pas kërkesës së prokurores Rabije Jakupi ndaj të cilit janë mbledhur fakte dhe prova se është i përfshirë në veprën penale “kontrabandimi me migrantët” tha Borovci.

UBT

Në të njëjtin rast ndodhen edhe katër veta të tjerë të ndaluar për të cilët Borvci tha se pritet të vendos nesër.

Ndryshe Konstantinoviq u arrestua më 13 qershor 2013, në pikë-kalimin kufitar në Muçibab, Rajoni Lindje. Ai po drejtonte veturën Pezho dhe brenda në veturë ishin edhe katër persona të tjerë të moshës se re.

Pasagjerët që janë gjetur në veturë destinimin e kishin për në Suboticë dhe më pastaj në vendet perëndimore dhe për këtë transport dy nga ta kishin paguar nga 700 euro ndërsa dy të tjera nga 250 euro./rajonipress/