Fundamenti

Një muaj arrest shtëpiak për Snezhana Stankoviqin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit Sahit Borovci të martën pasdite i ka caktuar 1 muaj arrest shtëpiak Snezhana Stankoviqit e cila dyshohet se ka vjedhur në objektin e kishës në fshatin Drenovc të komunës së Ranillugut.

Snezhana Stankoviq e dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” ka marrë një muaj arrest shtëpiak nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Sahit Borovci.

Hidromorava

Sahit Borovci gjykatës i procedurës paraprake tha për rajonipress se e dyshuara ka marr këtë dënim pasiqë dyshohet se ka vjedhur në kishën e fshatit Drenovc i Epërm komuna e Ranillugut.

Dyshohet se Stankoviq ka marrë rreth 300 dinar dhe është përgjegjëse edhe për hyrjen me dhunë në vet objektin e kishës./rajonipress/