Një monografi kushtuar njeriut me vizion të qartë të një kohe
Gjilan – Autori, Ibrahim Kadriu, duke njohur këtë figurë të madhe të arsimit shqip, ai nuk hezitoi dot të shkruajë veprën në fjalë, e cila rrumbullakëson jetën dhe veprimtarinë e arsimdashësit nga lindja e gjer në momentin e vdekjes, më 1988 në një aksident trafiku afër Gjilanit. Siç dihet, Ismajl Kadriu (1934) ishte nga fshati më i madh i Malësisë së Karadakut, Zhegër. Ky personalitet i një kohe ka kryer shkollimin fillor në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Prizren, e arsimin e lartë në Prishtinë.
Siç dihet, veprat nuk shkruhen vetëm për dëshmorë, heronj, atdhetarë, poetë, dijetarë, mësues, politikanë e meritorë të tjerë, por ato (veprat) shkruhen edhe për figura të tjera, të cilët, në një mënyrë a tjetër, i kanë kontribuar atdheut e popullit të vet. A ka më bukur se të shkruash e ta nderosh me një vepër një figurë të madhe të arsimit tonë kombëtar?! Nuk ka! A e dini përse nuk ka? Sepse, arsimi është shtylla kryesore e atdheut.
Siç dihet, nga arsimi kanë dalë shumë njerëz të ditur: poetë, tregtarë, intelektualë, dijetarë, politikan, biznesmenë, mësues, doktorë shkencash, inxhinierë, pilotë, mjekë, pedagogë, kryetar shteti e shumë profesione të tjera. Pra, arsimi është shtylla e parë dhe më e rëndësishmja e vendi. Pa arsimim të popullit, nuk ka shtet të përparuar.
Andaj, do të ishte mirë që këto figura të arsimit t’mos i harrojmë, por t’i përkujtojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra publicistike e dokumentare. Kësaj herë është fjala për një “personazh” të veçantë të arsimit, i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit dhe kulturës. Ky personazh, për të cilin është shkruar e përgatitur një monografi e tërë, padyshim është Ismajl Kadriu, një figura ë madhe e arsimit kombëtar shqiptar. Andaj, para do dite, Ibrahim Kadriu, shkrimtar nga Zhegra e Gjilanit, ka botuar monografinë e përgatitur me titull “Ismajl Kadriu – njeriu me vizione të qarta”. Është ky një dokumentar i përgatitur për personalitetin e njohur të anës së Malësisë së Karadakut, Ismajl Kadriut, nga Zhegra e Gjilanit. Është monografi e punuar me një qasje mjaft të bukur dokumentare e publicistike.
Autori, I. Kadriu, duke njohur këtë figurë të madhe të arsimit shqip, ai nuk hezitoi dot të shkruajë veprën në fjalë, e cila rrumbullakëson jetën dhe veprimtarinë e arsimdashësit nga lindja e gjer në momentin e vdekjes, më 1988 në një aksident trafiku afër Gjilanit. Siç dihet, Ismajl Kadriu (1934) ishte nga fshati më i madh i Malësisë së Karadakut, Zhegër. Ky personalitet i një kohe ka kryer shkollimin fillor në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Prizren, e arsimin e lartë në Prishtinë.
Pas këtyre viteve të shkollimit, ai ka kryer disa detyra të rëndësishme për kohën. Ishte mësues në Pidiç, Zhegër, Përlepnicë e mese të tjera. Mandej, ai punoi si udhëheqës në shkollën fillore në Zhegër, në Gjilan dhe në fund qe i kyçur në detyra të larta si inspektor i arsimit në Komunën e Gjilanit. Pastaj, emërohet sekretar i BVI-së për Kulturë i KK të Gjilanit. Këtu punoi si Sekretar i Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore në Gjilan.
Ishte drejtor i përgjithshëm i shkollave të mesme të Gjilanit dhe, në fund, punoi si drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Gjilan. Tërë kohën Ismajl Kadriu ishte në rrjedhat e kulturës dhe në vende kyçe të arsimit. Autori e ka përgatitur monografinë me dokumente të ndryshme të shkruara nga ish nxënës të personazhit të monografisë, nga shokët, familjarët e tij të gjerë, nga kolegët e punës dhe persona të tjerë, të cilët e kanë njohur këtë figurë të madhe të arsimit, Ismajl Kadriu, tash i ndjerë.
Bie fjala, në përmbajtjen e monografisë janë përfshirë shkrimet e shumta të vetë autorit të veprës, mandej shkrime të ndonjë autori të ka shkruar më parë për këtë figurë të arsimit, siç është Ilaz Jashari, mësues dhe shok i ngushtë i Ismajl Kadriut.
Mandej, veprën në fjalë e kanë plotësuar shkrimet e para nga autori i veprës: Miqësia e Idriz Seferit me gjyshin e Ismajl Kadriut; Shefqet Kaçaniku, ish mësues i Ismajl Kadriut; Dërgimi i Ismajlit në shërbimin ushtarak; Kryerja e studimeve nën presion e ndjekjeve dhe letrave; Paralelet e ndara për femra në fshatin Zhegër; Dom Lush Gjergji, me shkrimin e tij: Ismajl Kadriu ishte njeri që rrezatonte dhe frymëzonte rininë; A. Jerliu: Në nderim të profesorit; M. Halimi, I. Kadriu – pishtar i arsimit dhe veprimtar i çështjes kombëtare; F. Shkodra: Arritje në saje të zemërgjerësisë dhe edukatës së trashëguar familjare; S. Kadriu: Njeriu me vizion të përkryer; I. Ahmeti: Njeriu me autoritet të lartë; S. Hoxha: Si shpëtuam nga një diferencim me pasoja; B. Haliti, profesor, Puna arsimore, edukative dhe atdhetare e I. Kadriut; S. Rrustemi, poet: I biri i haxhi Ramës, T. Selimi, ish nxënës dhe tani profesor: Isha nxënës i Ismajlit, i qortuar, por edhe i mbrojtur; V. Kadriu: Takimi me Shefqet Kaçanikun në Tiranë; I. Kadriu: Protagonist i romanit “Kroi i ilaçit”; Trungu familjar dhe trashëgimtarët e Ismajl Kadriut etj. Kjo monografi është e plotësuar edhe me foto të shumta familjare dhe personale me shokë të punës. Vepra në fjalë ka 173 faqe. Përurimi i monografisë do të jetë, më 19 dhjetor në Gjilan. /tefik selimi/rajonipress/


