FIDANISHTJA

Një monografi e një pune të gjatë hulumtuese

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Faik Sahiti – Libri i autorit Tefik Selimi, është kontribut i një pune të gjatë hulumtuese. Autori synon përfshirjen e të gjitha rezultateve të evoluimit të ngjarjeve edukative – arsimore në kontinuitet, duke përfshirë ato që nga nismat e para të Gjimnazit, sfidat, ecuritë e ngritjes së vetëdijes arsimore, për të arritur te pasqyrimi i vlerave të mirëfillta të një shkolle elitare. Tiparet pozitive të autorit qëndrojnë në përpjekjet e rrahjes tërësore të çështjeve arsimore në Gjimnaz, aq më tepër kur dihet se autori ishte pjesë përbërëse e dinamikës së ngjarjeve, sidomos nga vitet 70 – ta e këndej.

Ajo që tërheq vëmendjen më shumë është puna e pakursyer, përkushtimi, qasja pozitive e shpërfaqur në punim si dhe angazhimi serioz i autorit në rolin e kronistit për përshkrimin detal dhe përmbajtësor të aspekteve më interesante të kësaj shkolle elitare. Ndonëse autori pohon se e kishte të vështirë qasjen e trajtimit të këtij projekti të madh dhe me vlerë të veçantë, megjithatë puna shumëvjeçare edukative, mbledhja e materialit si dhe trajtimi me disa artikuj të më hershëm i punës së këtij tempulli të dijes, ishin masë lehtësuese, që në raste të caktuara relaksonte punën e autorit.

Ajo që dihet me siguri dhe që na bënë kureshtarë të gjithëve është se, monografia për Gjimnazin e Gjilanit, konsiderohet si përpjekja e parë ndër ne, tanimë e plotësuar dhe e pasuruar më tepër që të ndriçohet e kaluara e një institucioni edukativ – arsimor që kontribuoi shumë në dekada, (për 70 vite me radhë) dhe ashtu si e thotë autori, nxori: krijues, profesorë, mjekë, pedagogë, doktorë shkencash, e çka jo tjetër.

FIDANISHTJA

Monografia “Gjimnazi Zenel Hajdini i Gjilanit 1045 – 2015”, nisë me një parathënie në të cilën parashtrohet qëllimi dhe tematika e studimit. Punimi është i konceptuar në disa nënçështje të tjera, ku trajtohet me kujdes, sipas kronologjisë; zanafilla e punës, sfidat, diskriminimi, dhuna ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve, segregacioni; aspekte të shëmbëlltyrave edukative; pjesë biografike, për të pasqyruar gjithashtu aspektet kulturore të të arriturave në Gjimnaz si dhe rezultatet e të nxënit dhe aktivitetet e lira.

Marrë në tërësi, monografia për Gjimnazin e autorit Tefik Selimi, paraqet një kontribut mjaft të rëndësishëm për veprimtarinë në dekada të këtij tempulli me vlerë të madhe të dijes./rajonipress/

Faik Sahiti, profesor i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.