Mobi Casa

Një mirëseardhje për bashkatdhetarët tanë nga të gjitha vendet e botës, që këto ditë vere po na sjellin freski dhe gjallëri në qytetin tonë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Më në fund edhe kryeministri Kurti e zbuloi ‘recetën’ që asfaltin t’a servojë qytetarëve më të varfër të Evropës, që nga mëngjesi deri në orët e vona pas mesnate, edhe me imazhe nga droni!Autostrada Prishtinë – Gjilan – Gjilan – Dheu i Bardhë është iniciuar nga qeveria Mustafa, e prezantuar me 15 korrik 2016 nga ministri Lutfi Zharku në takim me kryetarët e komunave të Anamoravës. Kjo autostradë kishte 47.1 KM gjatësi, 32 metra gjerësi, 7 lote dhe 4 ura. Kurse, gurthemeli i saj është vendosur me 15 prill 2018 nga kryeministri Haradinaj dhe kryetari Lutfi Haziri, në Zhegoc, si simbolikë e Betejës së Lavdishme të Zhegocit thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Këto punime të cilat sot shfaqen nga qeveria e sotme janë gjithë ato punime që janë realizuar nga 15 prilli 2018 deri në shkurt 2020. Kjo qeverisje nga viti 2020 e ka prolonguar këtë projekt strategjik për komunën e Gjilanit dhe Anamoravën.

Kurse sot, pas 3 vite neglizhence të këtij projekti, kryeministri Kurti me imazhe nga droni dhe për çdo fundjavë na servon punët e Autostrades të cilat po fillojnë aty ku kanë mbetur në 2020.

Ky projekt qe 3 vite ishte kinse nën hetim, pastaj menduan për ritenderim dhe fund vendosën për vazhdimin e punimeve të kësaj autostrade.

Qytetarët nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me hetimin mbi 3 vjeçar, a ka të arrestuar apo sa milionë euro janë keqpërdorur deri më sot.

Hidromorava

Apo kjo gjithë ishte një mashtrim për ta shtyer dhe neglizhuar këtë projekt të ideuar dhe iniciuar nga qeverisja e LDK-së dhe kryetari Haziri.

Ne si LDK kërkojmë nga kryeministri që të vazhdojë dhe përshpejtojë realizimin e këtij projekti strategjik për Anamoravën.

Qytetarët e Gjilanit nuk ua kanë borxh kësaj qeverie pritjen mbi 3 vite të rifillimit të punimeve në autostradën e Gjilanit.

Kërkojmë nga kryeministri Kurti që t’i vizitojë dhe përshpejtojë të gjitha projektet në komunën e Gjilanit si: hyrje daljet Gjilan-Prishtinë,
hyrje daljet Gjilan – Bujanoc,
hyrje daljet Gjilan – Kllokot,
Rrugën e Kumanovës,
Impiantin e ujrave të zeza,
Stadiumin e qytetit dhe shumë projekte tjera që kanë stagnuar gjatë 3 viteve të qeverisjes Kurti 1 dhe 2.

Kurse, nga i pari i ekzekutivit të Gjilanit kërkojmë vazhdimin e projekteve:
Sheshi pjesa – Dardani
Sheshi pjesa – Livadhet e Arapit
Fshatin e Lumtur
Tregun e kafshëve
Fushën sintetike të klubit Gjilani
Rikostruktimin e rrugës nga Xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka
Rikonstruimi i rrugës Madeline Albright (rruga e Prishtines)
Vazhdimi i fazës së dytë të punimeve në rrugët e lagjes Fidanishte 1
Mirërmbajtjen e hapësirave publike.

Për dallim nga ata kur ishin në opozitë, në këtë kohë të mërgimtarëve që kërkonin t’i ndërprisnim të gjitha punët publike në rregullimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit, ne si subjekt opozitar kërkojmë nga i pari i ekzekutivit që të mos e ndërpres asnjë punim nëse ka dhe të vazhdojë me ritëm edhe më të shpejt, t’i përfundojë këto projekte të cilat i ka të filluara dhe tjerat që i ka në sirtarët e tij.
Gjilani nuk ka kohë për të humbur. Gjilani meriton më mirë!