Uji Dea

Një ministër, tre zëvendës!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Isa Mustafës, në kabinetin e saj do të numëroj hiq më pak se 50 zëvendësministra, që i bie më shumë se dyfishi i numrit të ministrave. Dy partnerët në koalicion, PDK dhe LDK tashmë janë pajtuar që të propozojnë nga një zv/ministër në secilën ministri.

Kësisoj, PDK do të këtë 21 zv/ministra, aq sa do të këtë edhe partia e Isa Mustafës, LDK.

Hisen e tyre në këto pozita, do të kenë edhe minoritetet, duke shtuar kështu numrin e zv/ministrave në hiq më pak se 50 sosh. Në përllogaritje të thjeshtë, i bie që secili nga 19 ministrat që drejtojnë resorë të caktuar, hiq dy ministrat pa portofol, të kenë nga tre zv/ministra.

ARKATANA

Ky numër është konfirmuar edhe nga burimet e Gazetës Tribuna. Sipas tyre, ditëve në vijim pritet zyrtarizmi i tyre.

E gjithë kjo shtyrje, sipas këtyre burimeve, po bëhet për shkak të presioneve të mëdha nga njerëzit e këtyre dy partive për këto poste. Një ditë më herët shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikave që po i bëhen rreth madhësisë së kabinetit qeverisës duke thënë se “edhe pse jemi shtet i vogël, ky shtet duhet të ketë gjymtyrët e tij”. /Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.