Uji Dea

Një mijë qortime për targat – Kurti: Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve, u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur sërish për situatën në veri të vendit.

Kurti tha se sundimi i ligjit nuk është zgjedhje por detyrim.

“Duam sundim të ligjit sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje është detyrim, mungesa e tij është kërcënim për të gjithë. Me këtë kërcënim po ballafaqohen bashkëqytetarët në katër komunat në veri. Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga bandat kriminale janë dëshmi se cka prodhon mungesa e sundimit të ligjit”, tha Kurti.

Duke folur për çështjen e targave, kryeministri shtoi se janë shqiptuar 1012 qortime për shoferët që drejtojnë veturat me targa ilegale.

ARKATANA

“Problemi i tyre nuk janë vendimet tona e as afatet që parashihen në to, 1012 qortime janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë. Problem janë sulmet me bomba, djegiet e veturave e shtëpive… ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se janë Qeveri e përgjegjshme dhe e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Jemi Qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelëve e përkushtuar për zhvillim, barazi e integrim. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes. Bëjë thirrje që të mos bojkotohen e braktisen institucionet”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.