Mobi Casa

Një mbrëmje artistike që do të mbahet mend

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Për nderë të festës së 28 Nëntorit, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Zürich, u mbajt një mbrëmje kulturore që do të mbahet mend. Përveç për faktin se salla ishte përplot me njerëz, edhe për atë se u komunikua me shumicën e arteve, si me poezi, pikturë, muzikë dhe teatër.

Para të pranishmëve foli ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj qendre, Shukrie Ramadani. “Në emër të Qendrës Kulturore këtu në Zvicër, sot ju falënderoj të gjithëve në një ditë të shenjtë për ne, në ditën e pavarësisë, ditën e daljes në skenë të UÇK-së. Kjo ditë na bën më krenarë që jemi pjesëtarë të këtij kombi, pas një rruge të gjatë më në fund arriti edhe Liria. Jam shumë e lumtur që kemi një numër kaq të madh këtu, shqiptarë nga të gjitha anët dhe trevat tona” tha znj. Ramadani.

Për t`i përshëndetur dhe uruar shqiptarët në emër të përfaqesisë së Kosovës në Cyrih, disa fjalë i tha edhe Konsulli në Zürich, Salih Sefa.

Ai tha se 28 Nëntori shënon shumë festa për shqiptarët, duke filluar nga viti 1443 kur Skënderbeu ngriti flamurin e deri te dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“28 Nëntori nuk ka vetëm një festë, 28 Nëntori ka shumë festa, qysh në kohën ngritjes së flamurit nga Skënderbeu dhe të gjitha festat e flamurit. Uroj që të gjitha këto festa ta kenë nje emër të përbashkët, që kombi ynë Shqipëri-Kosovë të jenë bashkë, që kombi ynë ta ketë një shtet dhe të jetë aty ku i takon, në familjen e përbashkët evropiane” tha Konsulli i Konsullatës së Kosovës në Zürich, Salih Sefa.

Për hapjen e ekspozitës foli edhe kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativë Shqiptarë të Zvicrës, Nexhmedin Jonuzi.

Pas urimit të festës, Jonuzi tha se artistët që veprojnë në Zvicër kanë shprehur gatishmërinë që në këtë mbrëmje festive ta pasurojnë me një ekspozitë kolektive nga puna dhe veprimtaria e artistëve. Në kët ekspozitë do ta gjeni secili veten, duke komunikuar me pikturat” tha në ndër tjera Nexhmedin Jonuuzi.

Në këtë ekspozitë me punimet e tyre kanë marrë pjesë Adem Dermaku, Arsim Berisha, Agron Bajrami, Afrim Hajdari, Bashkim Beqiri, Blerta Abazi, Besim Morina, Gani Bytyqi, Zogëza Dauti që janë edhe anëtarë të shoqatës së Artistëve Figurativë për Zvicër dhe që kishin shprehur gatishmërinë ta pasurojnë këtë mbrëmje. Janë ekspozuar edhe punime të heroit të Kosovës, piktorit dhe poetit, Agim Ramadani.

Piktorja e vogël e ardhur nga Gjermania, Abetare Berrila kishte punuar një punim të veçantë për t`ia dhuruar Qendrës Kulturore në Zvicër, e cila u mirëprit nga znj. Ramadani, e befasuar me punën kësaj voglusheje.

“Me respekt ju përshëndes në 102 vjetorin e flamurit, në këtë përvjetor ti dhuroj Qendrës Kulturore në Zürich një pikturë time” tha piktorja 11 vjeçare, Abetarja.

Pas punimeve dhe ngopjes së syrit me vlera artistike që u prezentaun, çasti erdhi për poezi nga autorët e ndryshëm që ishin aty.

KKVITI

Festivalin e leximit letrar e udhëhoqi Saranda Iseni.

“Kurrë një herë më parë nuk kemi qenë kaq të lirë si sot. Kjo liri është rezultat i punës së pandërprerë të shumë gjeneratave që u flijuan në emër të ardhmërisë së pasardhësve të tyre. Uroj që kjo ditë madhështore të na bashkoj ërreth frymës tonë kombëtare kudo që jemi” tha znj. Iseni

Në festivalin e leximit letrar ishin përfaqësues të ndryshëm nga shoqatat e krijuesve shqiptarë nga vende të ndryshme.
Besnik Camaj udhëheqës i shoqatës së krijuesëve shqiptarë në Zvicër, Hasan Qyqalla nga Gjermania dhe kryetar i LKSHM-së, Hysen Ibrahimi nga shoqata e shkrimtarëve nga Suedia si dhe Osman Ahmetgjekaj anëtar i kryesisë së LKSHM-së.

Në këtë mbrëmje u dëgjuan poezi nga më të ndryshmet, por mbizotëruan ato atdhetare.

Një relaksim e bëri në vazhdim grupi i aktorëve „Aktrimi“ nga Cyrihu që dha një skeq tsimpatik.

Mbrëmjen e plotësoi muzika, ku nxënësja e shkollës shqipe Nora Selca me kitarë performoi 3 pika muzikore.

Vlen të përmendet që gjithashtu në këtë mbrëmje u bë përurimi i 3 vëllimeve të “Thesarit Kombëtar” të shoqatës nga Suedia.

Në fund u shperndanë edhe mirënjohje apo siç tha Besnik Camaj “Vlerënjohje” për shoqatat simotra që veprojnë në vendet e tjera.
Gjithashtu çmim u nda edhe per krijuesit e gjeneratës së re, e që në këtë rast fituese ishte Rehana Doko.
As aktorët nuk u lanë anash duke marrë nga një shpërblim nga qendra kulturore.

Kjo mbrëmje sigurisht se do ti mbetet në mend gjat të pranishmëve, dhe shpresojmë se edhe vitin e ardhshëm do të ketë organizime të ngjashme.

Visar Kryeziu

albinfo.ch