United Hospital

Një mantel që trashëgon misionin: Dearti kurorëzon dijen me titullin Specialist i Gastroenterologjisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Deart Parashtica u kurorëzua me titullin Specialist i Gastroenterologjisë, duke shënuar një etapë të rëndësishme profesionale dhe njerëzore. Ky sukses nuk është vetëm rezultat i dijes akademike, por edhe i durimit, disiplinës dhe dashurisë për profesionin fisnik të mjekut.

Ka ditë që nuk maten me orë, por me krenari. Ditë që nuk shkruhen thjesht si data kalendarike, por ruhen si gurë themeli në historinë e një familjeje. Sot ishte pikërisht një ditë e tillë, një ditë e veçantë, e mbushur me emocion, përkushtim dhe fitore të heshtur, ku puna shumëvjeçare u shndërrua në titull dhe ëndrra në realitet.

Një arritje që flet me vepra

Deart Parashtica u kurorëzua me titullin Specialist i Gastroenterologjisë, duke shënuar një etapë të rëndësishme profesionale dhe njerëzore. Ky sukses nuk është vetëm rezultat i dijes akademike, por edhe i durimit, disiplinës dhe dashurisë për profesionin fisnik të mjekut.

Familja, me zemër plot krenari, i uron Deartit shëndet të fortë dhe suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij profesional. Ky është një moment që nderon jo vetëm emrin e tij, por edhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar kjo arritje.

Trashëgimi që bart përgjegjësi

Dearti është i biri i Dr. Fatmir (Rizah) Parashticës, specialist i Mjekësisë Familjare dhe Anesteziologjisë me Reanimacion, një nga figurat më të spikatura të mjekësisë në Anamoravë. Dr. Parashtica i përket atij brezi mjekësh që, në kohët më të errëta për vendin, nuk u stepën përballë rrezikut, por hynë në zemër të luftës për të shëruar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullatën e pambrojtur, të ekspozuar ndaj mizorive të agresionit serb.

HW

Mantel i bardhë, ndërgjegje e pastër

Profesionalizmi, përkushtimi dhe ndërgjegjja e lartë njerëzore e Dr. Parashticës kanë qenë gjithmonë shembull i gjallë se mjekësia nuk është vetëm profesion, por mision. Një mantel i bardhë që nuk u hoq as në ditët më të vështira dhe një etje e pandalur për avancim shkencor e profesional, vlera që sot shihen të reflektuara edhe te Dearti.

Krenari që vazhdon

Ky titull nuk është fundi i një rruge, por fillimi i një përgjegjësie të re. Një vazhdimësi e natyrshme e një tradite njerëzore dhe profesionale, ku dijes i bashkohet humanizmi, e suksesit i bashkëngjitet përulësia.

Familja krenohet me ty, Deart sepse sot nuk u kurorëzua vetëm një specialist, por u dëshmua se misioni i mantelbardhëve vazhdon brez pas brezi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.