Fundamenti

Një lutje për trupin e pajetë të Ahmetali Ajetit!

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nuk jemi aq përkushtues për njerëzit tanë, të cilët, në luftën e fundit 1999 janë zhdukur pa gjurmë. Pa gjurmë ka mbetur edhe martiri i kombit, Ahmetali Ajeti, i cili, edhe sot e kësaj dite, trupi i tij ka mbetur pa u gjetur. Ai u vra nga forcat ushtarake paramilitare serbe, të cilat, më 2 prill (1999) janë vendosur në fshat dhe kanë vrarë gjashtë të rinj lladovas.

Pra, dy prilli i vitit 1999, ishte një ditë e dhimbshme për lladovasit. U vranë gjashtë të rinj nga dora çetnike serbe vetëm se deshën t’mos e lëshojnë vendlindjen e tyre, Lladovën. Andaj, tash e 15 vjet më parë, sikur asnjë nga udhëheqësit e komunës nuk kanë bërë asgjë, jo vetëm në vrasjen e tyre, por edhe në gjetjen e trupit të pajetë të Ahmetali Ajetit, intelektualit të kësaj ane të Karadakut. Por, dhimbja nuk harrohet.

Ajo dhemb më shumë tek familjarët e ngushtë, të cilët më 2 prill (2014), kur është mbajtur tubimi përkujtimor në Lladovë, komuna e Gjilanit, një qytetar doli para masës dhe ju drejtua strukturave të larta të komunës, e tha: “Shihni, sot, kjo masë ka dhimbje. Dhimbja është e të gjithëve, por ajo më e madhe dhe më e rëndë është e familjes së Ahmetali Ajetit, i cili, edhe sot e kësaj, dite trupi i tij nuk është gjetur. Te varret po prehen të gjithë martirët, por varri i Ahmetaliut është i zbraztë! Aty nuk gjenden eshtrat e pajetë të këtij martiri.

Andaj, në emër të familjes dhe qytetarëve të fshatit, Ju lus strukturave të komunës, që të bëjnë çdo gjë për ta gjetur vëllaun, qytetarin e birin tonë, Ahmetali Ajetin, i cili sot na mungon. Edhe pas 15 vjetësh, trupi i Ahmetaliut nuk po gjendet. Kjo dhemb dhe është për brengosje, për faktin se, ky djalosh yni, atë kohë ishte kryetar i degës së LDK-së, i cili, pasi është larguar nga fshati, të nesërmen kthehet me makinë gjer afër lumit aty afër fshatit, ku paramilitarët serbë kishin zënë pritat.

Po këtë ditë vriten nga kriminelët serbë motër e vëlla Hevzi e Ganimete Ajeti, ndërsa ishte plagosur rëndë Mefail Ajeti, i cili jeton dhe është dëshmitar i këtyre ngjarjeve tragjike të kësaj kohe. Trupi i pajetë i Ahmetalisë ishte bartur në kamion deri te Budriga serbe, ndërsa djali i vëllaut të tij, Xhevati, ishte ndaluar në burgun e Parteshit.

GRANDEMALL

Po kështu, banorët shqiptarë të Lladovës, që ishin zënë peng nga forcat paramilitare serbe, ishin urdhëruar nga eprorët ushtarakë serbë që viktimat e vrara, gjashtë sosh, si: Beqir Mahmuti (42), Zijadin Mahmuti (35), Daut Mahmuti (35), Hevzi (26) e Ganimete Ajeti (22) dhe Ahmetali Ajeti (37), t`i varrosin gjer në mëngjesin e hershëm të datës 3 prill. Baca Rashit (Mahmuti), tash i ndjerë, i ka deklaruar autorit të këtij shkrimi këto fjalë: “Të gjithë të vrarët ishin varrosur nëpër oborre dhe në vend të dërrasave, u kemi vënë dyer të shtëpive.

Por, kur kemi ardhur tek trupi i pajetë i Ahmetalisë, të cilin e kemi strehuar afër shtëpisë së Mefailit, nuk e kemi gjetur trupin e tij. Ai na mungoi. Ishe dhembje për të gjithë ne. Por, s’kishim guxim të kërkojmë e të rrinim më shumë se ishim të kërcënuar nga ushtarakët të tërbuar serbë, të cilët na thanë, kush do të gjendet pas orës së pjesët të mëngjesit, do të vritet pa asnjë fjalë. Nuk dinim kah të ikim. Ishte afruar mëngjesi. Unë ika kah Gjilani, e Nuhi Ajeti kah Remniku…” E Mefail Ajeti, shton: “Ishte rëndë, kur para meje gjendej i vrarë Ahmetali Ajeti. S’kisha çka të bëj. Unë përpiqesha me plagën time, e cila më rrjedhte gjak”.

Ushtarët, kur vijnë te mejtepi, afër shtëpisë sime, e marrin edhe Xhevatin, djalin e axhës së tij. Mua më lanë në Budrigë, ndërsa atë dhe trupin e Ahmetalisë i kanë përcjellë gjer në Partesh. Xhevatin e ndalin dhe e torturojnë. Trupin e Ahmetaliut e sjellin në Lladovë. Vajzat e Mefailit e kanë zbritur trupin e Ahmetalisë nga kamioni në tokë. Pas kësaj “skene” trishtuese, vajzat me gjyshin e tyre, Bastri Ajetin, ikin kah malet e Llashticës.

Pas kësaj ngjarje të dhimbshme, Mefail Ajeti ka gjurmuar në një vend, duke dyshuar për trupin e Ahmetaliut të pajtë. Pse jo? Në një ditar serb shtohet se në mes Lladovë e Nasalës është një varr masiv. Sipas fjalëve të shkruara, thuhet se, aty ka edhe kafshë të groposura. Dy të vrarë janë gjetur dhe janë varrosur menjëherë pas luftës, por trupi i Ahmetalisë nuk është gjetur dot.

Mefail Ajeti ka gjetur në atë vend eshtra të kafshëve, por si ka shtuar ai, lë dyshim një litar i vogël, i cili, në momentin kur bageri ka gropuar këtë vend që gjendet në mes Lladovës e Nasalës, janë gjetur të lidhur disa eshtra të vegjël, që lënë dyshimin sikur t’ishin gishtërinj të njeriut. Edhe pas 15 vjetësh në liri, trupi i Ahmetalisë nuk është gjetur! E familjarët pyesin: gjer kur duhet pritur institucionet tona për të zbardhur fatin e pagjetur të Ahmetali Ajetit?! Tefik Selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.