Fundamenti

Një lule mars – prilli

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Në prag të beharit
në më të bukurën stinë
një lule të posa çelur
për tokë seç e shtrinë

Atë lule mars-prilli
e goditën si rrufeja
zogjt e stimfalit
që erdhën nga andeja

Erdhën si tajfuni
përmbi lule ranë
ata ishin korba
të zezës satanë

Lule mars-prilli
në shpirt u plagos
por megjithatë
ajo s’u plandos

Mobi Casa

Dhe tani rritet
por me vështirësi
se në shtat i rrin
një gjarpër i zi

I është mbështjellur
sa fort e shtrëngon
vrerin mu në zemër
do që t’ja lëshon

Mundohet satana
porse e ka kot
se lulëja e uritur me gjak
s’do të zhduket dot.

Mars-prill 1991

Ruzhdi Kqiku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.