Një libër i veçantë, për një njeri të veçantë

Gjilan – Në këtë libër nga bashkautorët, në mënyrë brilante e të plotë pasqyrohet kontributi i Rabit Rexhepit, që tërë jetën ia kushtoi arsimit, kulturës, forcimit të shkollës shqipe dhe emancipimit nacional e social.

Në Bibliotekën e qytetit të Gjilanit u përurua libri ‘Rabit Rexhepi – Gjurmë jete’ të bashkautorëve Nuhi Rexhepi e Xhafer Xhaferi, i redaktuar nga Fehmi Rexhepi me recensentë Shefik Haliti e Memli Krasniqi, me lektor Nazmije Xhaferi Hasani.

Në përurimin e këtij libri morën pjesë familjarë, pogragjas, miq e personalitete të shquara të jetës kulturore të qytetit të Gjilanit.

Për librin referuan recensentët Shefik Haliti e Memli Krasniqi dhe njëri nga bashkautorët e librit Xhafer Xhaferi.

Tubimin e përshëndetën Mehmet Halimi, Ibrahim Kadriu, Bejtullah Tahiri, Sabri Tahiri dhe Emrush Qamili.

Fatmir Rexhepi i cili në fjalën përmbyllëse falënderoi të pranishmit dhe në emër të familjarëve dhe kompanisë ‘ENRAD’ (e cila edhe e financoi botimin e këtij libri) na ftoi për një drekë.
Libri ka pesë pjesë:
-Pjesa e parë- Familja Rexhepi;
-Pjesa e dytë- Rabit Sh. Rexhepi;
-Pjesa e tretë- Të tjerët për Rabit Rexhepin (Kujtime);
-Pjesa e katërt- Opinione, fjalë rasti e kujtime të Rabit Rexhepit;
-Pjesa e pestë- Foto dëshmi

Në këtë libër nga bashkautorët, në mënyrë brilante e të plotë pasqyrohet kontributi i Rabit Rexhrpit, që tërë jetën ia kushtoi arsimit, kulturës, forcimit të shkollës shqipe dhe emancipimit nacional e social.

Të gjithë ne, që ishim të pranishëm, në përurimin e këtij libri, duke dëgjuar fjalët për Rabit Rexhepin – kolosin e Pogragjës, Gjilanit, Anamoravës e më gjerë kishim vetëm një dëshirë – të bëhemi, së paku, një e njëqinda pjesë e këtij njeriu të madh./izeir hyda/rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS