UBT

Një lëkurë e pasur me vitamina

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E dhe A. Vitamina E i jep një pamje rinore lëkurës duke ngadalësuar procesin e plakjes. Vitamina A i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm dhe natyral. Vaji i ullirit është i pasur me antioksidantë të cilët eliminojnë bakteret që nxisin plakjen e lëkurës.

Mjafton të merrni pak vaj, të masazhoni lëkuren dhe do të jeni gati për të hequr pluhurin dhe make up-in që ka mbyllur poret tuaja. Vaji i ullirit do të dhurojë menjëherë efektin e tij shkëlqyes, mjafton që të merrni sasinë që ju nevojitet për pjesën e trupit që do lyeni.

Fytyrën ose gjithë trupin, sipas dëshirës, sepse vaji nuk ka ndonjë efekt negativ. Vajin e lini të qëndrojë mbi lëkurë 5 minuta dhe pastaj e shpërlani me ujë të vakët. Vaji i ullirit funksionon mirë edhe si një pastrues për heqjen e make up-it.

Këshilla të dobishme para se të trajtoni lëkurën e fytyrës me maskë

Gjithmonë testoni maskën, sidomos nëse keni një lëkurë komplekse. Vendosni një sasi të vogël pas veshit ose sipër bërrylit dhe prisni të paktën 30 minuta, pastaj shpërlajeni. Në qoftë se nuk paraqitet asnjë kundër-reagim ndaj maskës atëherë të nesërmen mund ta lyeni fytyrën me maskën e përgatitur.

Shpërlani fytyrën me ujë të vakët, të pasuar me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. Mos e vendosni maskën më shumë se dy herë në javë.

FIDANISHTJA

Mos lyeni pjesën afër syve, dhe buzëve gjatë kohës që jeni duke vendosur maskën.

Maskë me mjaltë për akne

Maskat që përgatiten në shtëpi për trajtimin e akneve janë shumë të njohura sepse shumë njerëz kanë shqetësime nga ato dhe trajtimet me medikamente janë mjaft të kushtueshme. Shumica nga njerëzit që kanë probleme me aknet janë adoleshentët të cilët në periudhën e pubertetit, zhvillimi i hormoneve sjell ndryshime në organizëm dhe në lëkurë, me këto shfaqen dhe problemet me akne.

Maska me mjaltë që do t’ju sugjerojmë më poshtë do të jetë një nga maskat më të mira që keni provuar deri më tani. Në farmaci ose në dyqane me produkte kozmetike po të vëreni me vëmendje do të shikoni që shumica e produkteve janë të krijuar ose kanë si përbërës kryesor mjaltin. Mjalti ka një numër të madh antioksidantësh në përbërje, të cilët rigjenerojnë lëkuren dhe e freskojnë atë.

Gjithashtu ju ndihmon të mbroni lëkuren nga rrezet ultravioletë. Kjo maskë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur sepse ka nevojë vetëm për një përbërës që është mjalti. Mjafton të merrni 2 lugë mjaltë të shkrira, ta vendosni në fytyrë dhe ta lini rreth 20 minuta, sipas dëshirës ju mund ta lini edhe gjatë gjithë natës si një trajtim efikas për të eliminuar aknet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.