ARKATANA

Një lagje e Cërrnicës në hall prej hajnave, policia vetëm spektatore?

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas thyerjes së disa shtëpive brenda një kohe shumë të shkurtë në rrethin e lagjes së shkollës fillore “Ramiz Cernica” në Cernicë të Gjilanit me dhjetëra familje po jetojmë në panik dhe ankth të plotë për shkak të vjedhjeve që po ndodhin në këtë rreth dhe në fshat. Policia nuk po na del në ndihmë dhe jemi detyruar që të vetëorganizohemi për të mbrojtur fëmijët dhe familjet tona shprehet Naim Bllaca.

“Brenda një kohe të shkurtë vetëm në lagjet që banojmë në rrethin e shkollës janë thyer dhe plaçkitur 6 shtëpi dhe njëra prej tyre është plaçkitur edhe herën e dytë. Problemi ynë qëndron në pikën se policia e Kosovës nuk po bashkëpunon me ne, përkundër që kemi qenë dhe jemi ankuar në vetë stacionin e policisë duke e kërkuar komandantin e tyre, por kjo punë nuk asht marrë fare në konsideratë dhe thonë se hetimet janë duke vazhduar” thotë Naim Bllaca njëri nga banorët e atakuar nga hajnat., raporton rajonipress.

Bllaca tha se nga policia lëre që nuk janë interesuar për me i kapë hajnat ku ne ju kemi ofruar veturat e dyshimta me targa të sakta, me vendin ku po rrinë, i kemi përcjellë e dimë prej nga janë dhe që janë një rrjet i gjerë dhe shumë mirë i organizuar, kemi lajmëruar policinë, por ata vetëm tallen me ne. “Në lagjen tonë kaq shumë jemi të shqetësuar sa që kemi marrë iniciativën duke bërë roje si lagje për t`i ruajtur fëmijët dhe familjet tona nga traumat dhe ankthi që na ka kapluar. Kemi fakte dhe dëshmitarë që i kemi lajmëruar policinë për veturat me targa të sakta të hajnave dhe ata nuk kapen, por për çdo ditë na sillen rreth dyerve të shtëpive tona e më së shumti në mbrëmje pasi të errësohet. Për këtë në vend se të mobilizohet policia e Kosovës, ne banorët e kësaj lagjeje jemi mobilizuar për të mbrojtur fëmijët tanë nga terrori psikik dhe traumat që kanë marrë nga pamjet në shtëpitë e thyera dhe të plaçkitura. Tanimë frika ka hy në çdo shtëpi të fshatit e sidomos fëmijët në familjet e lagjes së shkollës sapo të bie errësira jetojnë në ankth dhe traumat po rriten nga dita në ditë. Kështu nuk mund të durojmë gjatë, prandaj vendosëm tu drejtohemi edhe medieve” shprehet Bllaca.

Mobi Casa

Deri më tani pas kaq shumë thyerjeve dhe vjedhjeve të rënda të shtëpive, nuk ka ndodhë që të publikohet as të përmendet asnjë rast as nga policia e as nga mediat. “Në këtë lagje duket se jemi më keq se sa në kohën e luftës së fundit. Po themi kështu sepse kemi pritë vdekjen nga një armik që ka qenë i njohur për të gjithë, por tani kur vendi ynë është në liri ne bëjmë roje për tu mbrojtur nga hajnat. Kështu po ndodh në fshatin Cernicë. Ne kemi heqë dorë nga policia e Kosovës të cilët i kemi njoftuar se hapi tjetër do të jetë njoftimi për mediat. Pas këtij hapi nëse nuk ndërmerret ndonjë hap nga policia e Kosovës ne do të provojmë hapa të tjerë dhe nuk do të rrimë duarkryq”.

Ne jemi të interesuar të publikojmë të gjitha faktet që policia e Kosovës nuk po na del në ndihmë sidomos kur i njoftojmë 192 – shin, sikur mos me qenë qytetarë të Kosovës.

Në emër të lagjes në rrethin e shkollës fillore janë nënshkruar familjarët: Naim Bllaca, Beqir Hoxha, Enver Hoxha, Ejup Hoxha, Fetah Bllaca, Sabit Bllaca, Shaip Bllaca,
Lulzim Hoxha, etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj: