Mobi Casa

Një kujtim emocionues i Asllan Krasniqit, kushtuar Demir Krasniqit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Disa fjalë nga Zemra e plastë, e me mall. Demir Krasniqi ike e na le, shumë ke me më munguar dhe kurrë skam me të harru! Jetën ia kushtove atdheut dhe kombit shqiptarë me dhjetëra-mijëra kompozime, për fonoteken e kombit është një thesar deri sot i pa parë.

Fotografi i njohur Asllan Krasniqi i ka bërë një dedikim special ikjes nga kjo botë të krijuesit të njohur kosovar Demir Krasniqit. Asllani me një emocion të paparë e rrëfen në origjinal takimin pas shumë vitesh me njeriun e familjes Demir Krasniqin.

Po e japim në origjinal rrëfimin e Asllan Krasniqit

Nga Demir Krasniqi
“Një kompozim aty për aty”
Në një takim mbas shumë vitesh me Demirin shumë të përmalluar, të përlotur dhe u përqafuam disa minuta.

Faktikisht unë sa mbërri në Gjilan kisha takim me mikun tim Musa Sabedini, profesor në UBT gazetar dhe themeluesi i portalit RajoniPress, mbas disa minuta i tregova se kam për të takuar djemtë dhe vajzat e axhës e të tezes dhe kushëririn Prof. Kompozitorin muzikologun, Demir Krasniqi.

Musa papritmas dhe pa më treguar e thërret Demirin dhe më bën një befasi shumë të këndshme, në atë takim në një lokal duke biseduar së bashku Demiri shkruante në një copë letër me mallëngjim diçka dhe shumë shpejt e mbaroi, ato shënime që faktikisht ishte një kompozim për ne të dy, dhe aty për aty e lexoj me mall duke recituar e kënduar

Ky është origjinali i atij kompozimi:

KUJTIMET KURRË NUK SHTEROJNË

Sado që kohët dhe vitet me shpejtësi kalojnë –

Malli e kujtimi rriten dhe kurrë nuk shterojnë !

Përjetimet dhe kënaqësitë gjatë kohës rinore –

Janë tema t’ përditshme që kujtohen prore !

Një natë Shkurti në Gjilan, në një kafiteri –

Papritmas u takova me një kushëri !…

N’ Bruksel të Belgjikës, jeton si mërgimtarë –

Ka shumë kohë e vite që nuk jemi parë !

Me mall vëllazërie, fort u përqafuam

Me ‘i herë evokimet së bashku e shtruam !

S’ dihej cili më shumë ne ishim mërzitë –

Nuk lamë vend së bashku, ne pa u shëtitë !

Eco Higjiena

E nisëm n’ Tugjec e shkuam në Kojnare –

I kujtuam ndejat dhe këngët krenare !…

E kaluam Shkupin , u kthyem n’ Prishtinë –

Ku një kohë të lumtur kaluam rininë !

Pastaj morëm rrugën për te Ura e Fshejtë –

Ku me kënaqësi t’ madhe shkuam për të ndejtë !

Dikur me familje ku kisha një log –

Te kasollja ime, shkuam në Istog !

Shkuam n’ Grykë t’ Radavcit, te burimi i Drinit –

Bëmë vizita e foto për nderë t’ kushëririt !…

Demiri n’ Gjilan e Asllani n’ Bruksel –

Shihemi shumë rrallë, komunikojmë me tel !

Në shpirt e në zemër gjithmonë e kem bindjen,

Kudo që jetojmë – s’e harrojmë vendlindjen !

Gjithçka kemi pa e gjithkund kemi ndejtë

Por vendlindja jonë gjithmonë është e shenjtë !

Gjilan, më 26.02.2014

Demir KRASNIQI