Një kuic dhe shumë arsye pse perimet luftojnë sëmundjet

Nga Viktoria Naço, nutricioniste- Kuici i mëposhtëm do të na zbulojë jo vetëm se sa mirë i njohim vlerat ushqyese të perimeve, por edhe sekretet e mirëmbajtjes së tyre dhe të gatimit.
domate vaj ulliriDomatja është:
a) frut
b) perime?
Përgjigje e saktë: a-ja
Shpesh quhet si perime, por në të vërtetë domatja është frut. Bëhet fjalë për një pemë të ëmbël dhe të shijshme. Domatja konsiderohet shpesh perime për shkak se ajo ka një përdorim kryesor në gatime, por në fakt është frut që i përket familjes Solanaceae. E kultivuan aztekët në Meksikë dhe e quajtën «tomatl», që do të thotë “frut me gëzof”. Pushtuesit spanjollë e perifrazuan emrin e saj në «tomate». Domatet përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C, acidit folik dhe likopenit.
Më shumë antioksidantë likopenë ka:
a) një domate,
b) shalqiri,
c) grejpfruti i kuq?
Përgjigje e saktë: a-ja dhe b-ja.
Shalqiri i gjallë përmban më shumë likopenë nga domatja e papërpunuar (4 mg për 100 gr.,ndërsa domatja 3 mg për 100 gr.). Por, kur domatja gatuhet, p.sh.salcë, atëherë përmbajtja e likopenit rritet në 13,6 mg në 100 g. Likopeni është një karotenoid që i jep ngjyrën e kuqe domateve, por edhe shalqirit dhe grejpfrutit të kuq. Ajo ka veti antioksiduese duke kontribuar në efektet antitumorale, kryesisht ndaj meshkujve (kancer i prostatës).
gatuaj kuzhine 3Perimet humbasin më shumë vlera ushqyese kur:
a) i vendosim në avull,
b) i ziejmë,
c) në të dy rastet?
Përgjigje e saktë: b-ja
Edhe pse mënyra më e mirë për të konsumuar perimet janë të papërpunuara, nëse vendosim t’i gatuajmë, është më e preferueshme t’i vendosim në avull, dhe jo t’i ziejmë në mënyrë që të humbasin një përqindje të vogël të vlerave ushqyesve. Perimet në avull ruajnë ngjyrën, shijen, vitaminat, veçanërisht kompleksin e vitaminave B, vitaminën C dhe kripërat minerale. Nga ana tjetër, kur i valojmë, shumë nga vlerat ushqyese nga perimet transportohen në ujë (gjë që është e mirë nëse bëjmë supë apo supë perimesh).
Perimet e papërpunuara në frigorifer durojnë:
a) 1 ditë,
b) 3 ditë,
c) 5 ditë?
Përgjigje e saktë: c-ja
Shumica e perimeve të papërpunuara durojnë në frigorifer deri në 5 ditë, edhe pse kjo varet nga vetë perimet, ndjeshmëria e tyre dhe sa të freskëta janë në momentin që i blejmë. Megjithatë, me mënyrën e duhur, duke i mirëmbajtur, mund të minimizojmë humbjen e vlerave ushqyese. I mbajmë perimet në vendin e duhur në frigorifer, pa larë dhe larg nga mishi, në mënyrë që mos të kontaminohen. Gjithashtu, do t’ju këshilloja të bënit një plan javor për gatimet dhe blerjet në mëmyrë që të mos prishen. Ky organizim ju ndihmon nga ana ekonomike, por edhe përllogaritja do të na bëjë të kemi larmi në perime me kosto më të ulët.
selino molle limonCilën pjesë të selinos të hamë:
a) rrënjën,
b) lulen,
c) kërcellin dhe gjethet?
Përgjigje e saktë: c-ja
Nga selinoja duhet të konsumojmë kërcellin dhe gjethet. Selinoja është shumë e pasur me minerale, si: kalium, kalcium, magnez, vitamina B1 (thiamine), C (acid askorvik), K (phycocyanin) dhe acid folik, dhe përveç këtyre përmban edhe antioksidantë dhe flavonoide, në të cilat atribuohet edhe aroma intensive. Konsiderohet se ka efekt të fortë diuretik (përmbajtja e larte në kalium) dhe bën mirë për normalizimin e tensionit arterial (vitamin K) .
Cila prej këtyre perimeve është lule:
a) brokoli,
b) patatja,
c) marulja?
Përgjigje e saktë: a-ja
Brokoli super i ushqyeshëm është një lule e gjelbër të cilën e shijojmë gjatë gjithë vitit, edhe pse ai që rritet në dimër, përmban 2 herë më shumë vitaminë C se ai i verës, ndoshta sepse vitamina C antioksidantive e mbron bimën në të ftohtë, kështu që, në dimër ka nevojë për më shumë. Brokoli është gjithashtu i pasur me vitaminë A (retinol), B1 (thiamine), dhe acid folik, beta-karotene (prekursor i vitaminës A), si edhe hekur, magnez, kalium dhe kalcium. Sa më intensive të jetë ngjyra e gjelbër, aq më e lartë është përmbajtja e lëndëve ushqyese.
Këshillë: Mund të konsumohet edhe i pagatuar nëse është i freskët. Për ta pastruar më mirë në këto raste do të ishte, ta shpëlani në ujë me pak uthull pasi e keni larë me kujdes.
larje zarzavatesh perimeshMënyra më e mirë për të larë perimet është:
a) me mjaft ujë të rrjedhshëm,
b) duke i njomur ato në ujë me uthull?
Përgjigje e saktë: a-ja
Për të pastruar perimet në mënyrë ideale, i shpëlajmë në ujë të pastër të rrjedhshëm dhe njëkohësisht i fërkojmë lehtë me dore për një minutë e gjysmë për të hequr pluhurin, papastërtitë. “Dushi” i perimeve në lug të lavamanit nuk është i përshtatshme, sepse në thelb papastërtitë transportohen në të gjithë bimën. Femrat gjatë shtatzënisë do të ishte mirë që perimet jeshile, pasi t’i kenë larë, t’i fusin në ujë me pak uthull për të siguruar higjienë më të mirë. Përkujdesja në këto raste është e domosdoshme, pasi disa baktere mund të shkaktojnë edhe aborte.
Cila ngjyrë e perimeve është më e dobishme për shëndetin tonë:
a) e kuqja,
b) jeshilja,
c) vjollca?
Përgjigje e saktë: Të gjitha
Sekreti është që dieta jonë të përmbajë perime të të gjitha ngjyrave, sepse çdo ngjyrë fsheh një përfitim shëndetësor. Të kuqet dhe portokallitë, të pasura në karotenoide dhe polifenole veprojnë duke mbrojtur zemrën dhe sytë. Vjollca (p.sh. lakra ngjyrë vjollce, patëllxhani) janë stimuluese të imunitetit, ndërsa ato të gjelbërta përmbajnë një sasi shumë të lartë në fibra dhe acid folik, ndaj këshillohet të konsumohet një sallatë me ngjyrë jeshille në drekë ose darkë.
Kur i skuqim, më shumë vaj thith:
a) patëllxhani,
b) patatja,
c) kungulli i njomë?
Përgjigje e saktë: a-ja
Ndërsa në tiganisje të gjitha perimet thithin vaj, duket se vendin e parë e zë patëllxhani, kjo gjë sipas studimeve të kryera. Duhet të evitoni skuqjen në të gjitha perimet, pasi rritet shumë vlera kalorike dhe në të njëjtën kohë humbasin shumë elemente ushqyese.
Në krye të listës (sipas ORAC) më i pasur në antioksidantë është:
a) një lakër kineze,
b) spinaqi,
c) brokoli,
d) piperi i kuq?
Përgjigje e saktë: a
Indeksi ORAC është shpikur nga hulumtuesit në Departamenti Amerikan të Bujqësisë (USDA) për të reflektuar mbi kapacitetin antioksidant të çdo ushqimi, domethënë fuqinë e tij për të shkatërruar radikalet e lira. Në krye të kësaj liste qëndron lakra kineze, e ndjekur nga spinaqi, brokoli dhe specat e kuq.
Perimet është e preferueshme që t’i konsumojmë:
a) të pagatuara dhe të paprera,
b) të pagatuara dhe të copëtura imët?
Përgjigje e saktë: a-ja
Është e preferueshme që perimet të priten pak, sepse në këtë formë shmanget oksidimi i vitaminave që ato përmbajnë. Për më tepër, duke i prerë ndahen në feta fibrat e tyre dhe bëhen më të tretshme, që do të thotë se ato humbasin një pjesë të veprimit të tyre./gazeta shendeti/