Mobi Casa

Një krizë për lamtumirë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Turneu në Azi ishte paraparë që të jetë vizita e fundit e sekretares amerikane të shtetit në largim, Hillary Clinton. Por tani, presidenti Barack Obama e dërgoi për diplomaci lëvizëse në Lindjen e Mesme, për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Gazë. Kjo detyrë mund të vendos edhe gjasat e saj për kandidaturën e mundshme presidenciale në vitin 2016.

Kur Hillary Clinton gjatë stresit diplomatik nuk gjen kohë për të rregulluar vetën, atëherë ajo thjeshtë lidh flokët. Kështu bëri edhe të martën në mbrëmje në Jerusalem: dukshëm e lodhur nga udhëtimi i saj prej 7500 kilometra nga Kamboxha në Lindjen e Mesme, ajo doli para kamerave televizive.

“Mirë se erdhët në Jerusalem”, e përshëndeti kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thuajse bëhej fjalë për një vizitë miqësore, e jo për një mision të krizës. Ngase Clinton udhëtoi me nguti për në Izrael, për të ndërmjetësuar një armëpushim në konfliktin me Hamasin, nëse jo edhe diç më tepër. Por deri me tani, as Izraeli, e as Hamasi nuk kanë lëshuar pe.

Clinton nënvizoi mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, por njëkohësisht kërkoi përmirësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës. “Kjo krizë përfundimisht duhet të zgjidhet në mënyrë të përhershme”, theksoi ajo.

Fjalë, të cilat natyrisht se dëshmojnë vetëm për një gjë: Ne po bisedojmë. Pasi që po mungon fjala, e pritur nga të gjithë: armëpushimi.

Një skenë tipike. Ç’është e vërteta, Clinton së bashku me shefin e saj, presidentin Barack Obama, këtë javë vizitoi Azinë. Ishte ky udhëtimi i fundit i përbashkët, një turne gati sentimentale lamtumirëse, para largimit vullnetar të Clintonit nga detyra e saj, pas katër viteve dramatike në krye të State Departmentit.

Por gjërat rrodhën ndryshe. Obama e dërgoi atë nga kryeqyteti i Kamboxhas, Pnom Pen, në Jerusalem. Më pas ajo u takua edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe shkoi edhe në Kajro, ku u takua me presidentin e Egjiptit, Mohammed Morsi, i cili konsiderohet si ndërmjetësues jozyrtar i Hamasit.

Edhe udhëtimi i fundit i Clintonit po dëshmohet si angazhim për të zgjidhur një krizë. Gjatë kohës sa ushtroi funksionin e sekretares së shtetit, ajo shkoi nga një vatër e krizës në tjetrën, duke udhëtuar anembanë notës, duke kaluar me miliona kilometra me aeroplan.

Por çfarë mbetet? Edhe misioni i saj i fundit dëshmon: ajo duhet të rregullojë atë, që ka prishur shefi i saj, në këtë rast për shkak të politikës së tij pasive në Lindjen e Mesme dhe marrëdhënieve të tij jo edhe gjithaq të mira me Netanyahun. Intervenimi i Clintonit ka për qëllim që ti vendos armëpushimit vulën e Amerikës dhe Obamës, i cili deri me tani vetëm e ka vëzhguar këtë krizë, vulën e një presidenti Amerikan që vendos paqen.

UBT

Vetë Clinton me gjasë do ti takojë sërish vetëm roli i emisares dhe një përmendje shkarazi në librat gjeopolitike të historisë. Por ndoshta ambiciet e saj as që janë më të mëdha. Hapin e vërtetë në histori, kështu së paku shpresojnë adhuruesit e saj, do ta bëjë më vonë-si presidentja e parë e SHBA-së.

Por ajo vetëm qesh. “I gëzohem aq shumë vitit të ardhshëm”, i tha ajo gazetares Gail Collins, pas rizgjedhjes së Obamës për president.

“Dua vetëm të fle, të merrem me sport dhe të argëtohem. Dhe të argëtohem”, shtoi ajo.

Deri atëherë, si miqtë, ashtu edhe armiqtë e saj do të kenë mjaft kohë për të vlerësuar punën e saj dhe për të shqyrtuar mundësinë e kandidimit të saj në vitin 2016. Për këtë tani me gjasë do të vendos edhe ajo se si do të zhvillohet kriza aktuale në Gazë: kriza, e cila brenda natës u shndërrua në sfidën më të madhe të Clintonit.

Një gjë është e sigurt: Edhe pse diplomacia në të shumtën e rasteve zhvillohet në heshtje, Clinton që moti konsiderohet si politikanja më e adhuruar në SHBA, më e adhuruar se edhe vetë Obama. Sikur presidenti, edhe ajo gëzon një prominencë globale, e cila ka bërë që të harrohen vitet e saj si Zonja e Parë e SHBA-së dhe si kandidate e demokratëve për presidente, e cila humbi kundër Obamës në vitin 2008.

Këtë nuk e kishte besuar askush, kur Obama, pas fushatës brutale zgjedhore, e luti atë në vitin 2008 që të bëhet sekretare e shtetit. Rivaliteti mes tyre u shndërruar në një partneritet të ngrohtë, siç thotë ajo, por jo në një miqësi të ngushtë.

Sukseset e saj në të shumtën e rasteve mbetën në plan të dytë dhe të pavërejtura: ajo mobilizoi koalicionin kundër diktatorit të Libisë, Moammer Gaddafi. Ajo u angazhua dhe përparoi të drejtat e femrave në gjithë botën. Ajo solli State Departmentin e shekullit të 21-të. E shndërroi Azinë në qendër të politikës së jashtme të SHBA-së.

Këtë ishte paraparë ta nënvizonte edhe turneu i fundit, gjatë së cilit ajo së bashku me Obamën vizitoi Kamboxhën dhe Birmaninë. Por, aventura e saj e fundit u dëshmua të jetë diplomacia lëvizëse në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, tani ka filluar të qarkullojë emri i një të dërguari të ri amerikan në Lindjen e Mesme-më saktësisht, emri i Bill Clintonit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.