UBT

Një kosovar i vrarë në spitalin e burgut, dyshohet për vrasje nga i burgosuri turk

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mbështetur në rrethanat në të cilat është gjetur i vrari, dyshimet për vrasje shkojnë te personi me të cilin ai ndante dhomën, një i burgosur tjetër, 33 vjeç, me prejardhje turke

Në mbrëmjen e të hënës, rreth orës 21.15 policia është njoftuar se në një klinikë specialistike në Weinsberg është gjetur një person i pajetë. Sipas hetimeve të para, bëhet fjalë për një person me shtetësi kosovare, rreth të gjashtëdhjetave, i cili ndodhej në klinikë si i burgosur. Rianimacioni i bërë doli i pasuksesshëm.

Hidromorava

Në kufomën e kosovarit kishte shumë plagë në regjionin e kokës. Mbështetur në rrethanat në të cilat është gjetur i vrari, dyshimet për vrasje shkojnë te personi me të cilin ai ndante dhomën, një i burgosur tjetër, 33 vjeç, me prejardhje turke.

Motivi dhe rrethanat e krimit janë ende të panjohura. Personi i vrarë po mbahej prej rreth një viti në burg dhe në izolim për një krim të kryer kapital. Ndërsa i dyshuari si vrasës, ishte po ashtu i burgosur për një numër deliktesh të ndryshme, i cili ishte vendosur në klinikë me vendimin e gjykatës. Rrethanat e krimit mbeten objekt i hetimeve të mëtejshme. Është urdhëruar të bëhet edhe obduksioni i viktimës./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.