UBT

Një kosovar 42 vjeçar është vrarë në qendër të qytetit St. Gallen

/ 1 minutë lexim
HW

Të enjtën rreth orës 5 të mëngjesit është vrarë në rrugën Webergasse një kosovar, njofton policia e qytetit, shkruan albinfo.ch.

Sipas hetimeve të para të policisë, viktima ka qenë duke ecur nga rruga Webergasse në drejtim të rrugës Multergasse ku në udhëkryq viktima është përballur me dorasin.

Vrasësi ka shkrepur më së paku një plumbë në drejtim të viktimës dhe pastaj ka marrë arratinë në drejtim të sheshit Gallus, njofton policia, përcjell albinfo.ch.

Fundamenti

Viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje megjithë reagimin e shpejt të ndihmës së parë nga mjeku emergjent.

Sipas policisë, viktima është një kosovar 42 vjeçar pa adresë të rregulltë në Zvicër. I ndjeri mbante pantallona pune me ngjyrë hiri, një pullover të kuq, këpuca pune dhe një ombrellë të hapur me ngjyrë të kaltër

Vrasësi sipas policisë është 40-50 vjeçar, trupngjeshur, i veshur me xhinse, një xhaketë të errët dhe kapelë. Policia kantonale dhe e qytetit ka nisë një kërkim të madh dhe lutë qytetarët të lajmërojnë për çdo dyshim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.