FITORJA

Një konsorcium tërhiqet nga Projekti për Brezovicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Konsorciumi i kompanive “ATC Investment” dhe “Desgin Workshoop” më nuk është e interesuar për të investuar në projektin e Brezovicës.

Ky konsorcium austriako-amerikan e ka njoftuar Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë se nuk do të jetë pjesë e garës për këtë tender. Ky konsorcium nuk ka marrë pjesë as në konferencën paraofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar, e cila është mbajtur me datën 24 dhe 25 mars, në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ku konsorcium e ka njoftuar Ministrinë se më nuk ka interesim të jenë pjesë e garës për Projektin e Brezovicës. Kjo tërheqje nuk ia pamundëson atyre që të rikthehen në garë për këtë projekt, sepse ende ka kohë deri në dorëzimin e master-planit dhe pastaj ofertave nga operatorët e parakualifikuar”, i ka thënë gazetës një burim brenda Qeverisë së Kosovës.

GRANDEMALL

Gazeta ka mësuar se njoftimi për tërheqje nga konkurrenca për Brezovicën u është dërguar zyrtarëve të prokurimit të kësaj ministrie nga ana e konsorciumit. Njoftimi ishte bërë para se të mbahej konferenca paraofertuese me investitorët për këtë projekt.

E përfaqësuesit e këtij konsorciumi nuk kishin marrë fare pjesë në konferencën paraofertuese dhe as në vizitën në Brezovicë, e cila ishte organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Në garë kanë mbetur vetëm tri konsorciume. Në mesin e tyre është konsorciumi bullgaro-austriak i përbërë nga kompanitë “Rila Ski Resort” , “Eco Sign Evropa” dhe “Ballkan GCE”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.