ARKATANA

“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 28 Nëntorin me flamurin kuq e zi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sot po festohet 28 nëntori, dita e Flamurit. Këtë vit bëhen plot 111 vite që kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Festimet e organizuara në vendet shqipfolëse janë të shumta. Padyshim dhe urimet nuk kanë munguar. Ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje kanë qene nga personazhe të njohur publikë.

Mes tyre që po bën xhiron e rrjetit është dhe urimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka shpërndarë në “InstaStory” një postim të babait të saj, Dukagjin Lipa. Ky i fundit ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”.

Eco Higjiena

Ndërsa, Dua ka shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.

Kujtojmë që Dua Lipa është një ndër artistet që na ka bërë krenarë të gjithëve në botë, pasi ajo nuk ka nguruar kurrë ta fsheh origjinën e saj. Madje, së fundmi, edhe ka promuar bukuritë e vendit tonë, duke rritur dhe më shumë numrin e turistëve të huaj. /abcnews

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.