RCCOLA

Një këshilltar si profesor Xhelali!

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Forcat e reja të UDSH janë perspektiva e Bujanocit. Profesor Xhelal Mustafa, nga radhët e Unioni Demokratik Shqiptar, është kandidat i mundshme për Asamblenë komunale të kësaj komune, me numër rendor 9.

Profesor Xhelali, është shpresa e shpresave të ngjallura për ardhmërinë e Bujanocit, për t’ia kthyer buzëqeshjen e humbur kësaj komune për shkak ngërçit politik, kolapsit ekonomik, papunësisë enorme, mjerimit social dhe largimit nga vendi për kushte më të mira, sidomos të të rinjve, shtresës më vitale të shoqërisë sonë.

21 qershori do të jetë dita më e madhe në jetën e bujanocasve, ngase përmes forcës së votës do të vendoset për ardhmërinë e qytetarëve të saj.

Profesor Xhelali, ka arsye të kërkoj votën familjarëve, shokëve dhe qytetarëve, ngase ajo do të jetë zëri i tyre në parlamentin lokal, do të jetë një dorë e zgjatur për përparime, të cilat vijnë me ndihmën e votës, e cila për të do të jetë jo vetëm nder, por edhe obligim dhe përgjegjësi.

Për Profesor Xhelalin, forcat e reja janë rasti e mundësia e mirë për progresin e gjendjes së rënë politike dhe ekonomike, që e ka mbërthyer Bujanocin e ndarë dhe të përçarë.

Profesor Xhelali, asambleisti i ardhshëm i Kuvendit Komunal të Bujanocit, ka disa prioritete të cilat janë në frymën e programit të partisë që përfaqëson në garën zgjedhore.

– Qëllimi primar është dëshira për ta ngritur dhe afirmuar Bujanocin, si dhe për ta ta rikthyer energjinë pozitive në këtë komunë. Kjo mund të arrihet duke krijua sistemin e vlerave, ku respektohet suksesi dhe puna, t’ i zgjidhim problemet, të cilët janë grumbulluar me vite, me qëllim që qytetarët e Bujanocit të jenë krenarë, të jetojnë në Bujanocit, ndërsa thelbi i politikës është rikthimi i identitetit dhe autoritetit të kësaj komune multietnike.

Zëri elektoral i Profesor Xhelalit, për zgjedhjet e 21 qershorit është:

– Ne jemi një gjeneratë e cila patjetër duhet ta përparoj dhe ta modernizoj Komunën e Bujanocit.

Fundamenti

– Nuk mund të kemi një udhëheqësi të suksesshme, po që se nuk kemi një shoqëri të suksesshme, shoqëri të suksesshme nuk kemi sepse nuk kemi individë të aftë e të prirur. Përse këto individë nuk i kemi, për arsye se nuk ju ka dhënë mundësia të punojnë profesionalisht. Pra, qytetarë të nderuar të Komunës së Bujanocit, për këtë mashtrim ne po e paguajmë lartë çmimin e politikës së gabuar.

– Nëse dëshirojmë të jetojmë mirë, ejani t’ i ndihmojmë njëri tjetrit, ku së bashku ta ndërtojmë Bujanocin, së bashku t’ ua kthejmë besimin dhe gëzimin në fytyrat e qytetarëve, që së bashku t’ia eliminojmë vuajtjet, skamjen, përjetimet, dhe hidhërimin. Që ne dhe fëmijët tanë të jetojnë, jetë të lumtur e të bukur.

– Orientimet e investimeve politike të tona janë për paqe dhe stabilitet të përhershëm ndërmjet kombit shqiptar dhe serb. Mendoj, se ka ardhur koha që të binden njëherë e përgjithmonë shqiptarët dhe serbët, se kemi nevojë për njëri tjetrin, pa dallim të përparësive që sa më shpejtë të integrohemi në Bashkësinë Evropiane.

– Bujanoci patjetër duhet të bëhet një vend, i cili do të varet nga më të aftit dhe më të dobishmit. Për këtë, çdo çast të jetës tonë gjer në mbarimin e zgjedhjeve duhet patjetër të shfrytëzohet në luftë për përparime.

– 21 qershori do të jetë një ditë historike për Bujanocin dhe qytetarët e saj, ngase përmes votës varet perspektiva dhe ardhmëria e kësaj komune.

Prandaj, ftohen qytetarët e Bujanocit, që më 21 qershor, të votojnë për politikën, të cilën po e ndërton UDSH, me ndihmën e zërit tuaj, prandaj votoni Nr: 9, Profesor Xhelal Mustafa, një edukator i zellshëm i edukatës fizike, një drejtues i suksesshëm i Klubit të Futbolli AS-i dhe një shpirt humanisti.

Vota është çelësi i ndërrimeve për suksese.

Ejani me ne, ngase UDSH është këtu, sukseset nuk mungojnë!