Fundamenti

Një këngë për të zhdukurit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Këngëtarja e re, Fatlinda Ramosaj pritet që këto ditë të lansojë një këngë të re që ka të bëj për të humburit gjatë luftës në Kosovë.

Kënga quhet “Na qanë zemra tash sa vjetë” përderisa ajo është punuar me tekst të Gjokë Becit, muzika nga Luan Zhegu kurse orkestrimi i këngës është bërë nga Saimir Çili.

Këngës i është punuar edhe videoklipi nga kompania Video Art.

“Kënga i është kushtuar të pagjeturve në Kosovë dhe do të publikohet në ditën ndërkombëtare të pagjeturve, me 30 gusht, nëpër mediat e Kosovës”, ka thënë Ramosaj për Express.

Sipas saj, kënga ka për qëllim që të sensibilizojë dhe të ndihmojë sado pak në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, numri i të cilëve nuk është i vogël.

Hidromorava

Tashmë dihet se edhe pas 14 viteve të pasluftës në Kosovë ende nuk janë gjetur 1 mijë e 754 persona.

Fatlinda këtë projekt e ka realizuar me ndihmën e vëllait të saj i cili punon në Zvicër.

Madje ajo tha për Express se ka bërë shumë përpjekje për të gjetur përkrahje financiare por për “fat të keq nuk kam gjetur njerëz të vullnetit të mirë”.

Vet këngëtarja është një ndër shumë familje të Kosovës që ende nuk di për fatin e familjarëve të saj dhe vazhdimisht bën thirrje për zbardhjen e fatit të tyre dhe uron që njëherë e përgjithmonë të përfundojë pritja e nënave për bijtë dhe bijat e tyre të zhdukur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.