UBT

Një kapitull i ri për Alban Mehmetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Po shijon jetën martesore. E derisa ka theksuar se për atësi do të tregojë kur t’i vijë koha, këngëtari Alban Mehmeti ka nënvizuar se po mësohet me këtë kapitull të ri të jetës së tij. E bashkë me jetën e re, këngëtari për Tribuna ka bërë me dije se është duke punuar në projektin e radhës…

Nuk është shumë kohë që ai nxori në treg këngën më të re të titulluar “Biondina”. E bashkë me suksesin për të cilin thotë se e ka arritur përmes kësaj kënge, këngëtari Alban Mehmeti, ka treguar për Tribuna se po punon në këngën e re.

“Nuk është ende një muaj që unë kam lansuar videoklipin tim të fundit “Biondina”, këngë kjo e cila është mirëpritur mjaft mirë nga publiku. Pas “Biondinës” menjëherë kam realizuar një këngë të re e cila ende është vetëm si demo, por që është menduar të bëhet duet dhe që besoj që shumë shpejt do ta realizoj edhe me videoklip”.

Në duet me…

Uji Dea

Ndërsa ka njoftuar se kënga e re do të vijë në duet, Mehmeti ka zgjedhur të mos flasë për emrin e këngëtares me të cilën do të bashkëpunojë. “Sa i përket këngëtares me të cilën do të bëhet dueti nuk dua ta bëj publike ende, pasi që dëshiroj të jetë një befasi e këndshme, shpresoj”.

Por, angazhimet e tij nuk përfundojnë me këngën e re. Ai është shumë aktiv edhe nëpër mbrëmje të ndryshme, dasma e veçanërisht mbrëmje të maturës. “Angazhimet aktuale janë mbrëmjet e shumta rinore. Po ashtu tani jemi në prag të maturave dhe kemi shumë mbrëmje të maturave, në të cilat do të performoj unë me ekipin tim”, ka njoftuar ai.

Karshi profesionit përmes së cilit njihet, Albani ka edhe jetën private. E përditshmëria siç ka theksuar, nuk ndryshon shumë për të. “Përditshmëria ime është thuajse e njëjtë. Angazhime, gjithnjë në kërkim të ideve apo këngëve të bukura, nga pak dalje me shoqëri me familje e kështu me radhë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.