UBT

Një jubile i lavdishëm: Akademik Idriz Ajeti mbushi 95 vjet

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Bota shkencore shqiptare shënoi të shtunën 95-vjetorin e lindjes së akademikut Idriz Ajeti. Për herë të parë një dijetar shqiptar i afrohet aq shumë shekullit të jetës!

Lumturisht, në këtë jubile të lavdishëm, ai zbret dhe ngjit përditë shkallët deri në katin e pestë të banesës së tij pa ashensor, gëzon shëndet të mirë, kthjelltësi mendimi, gjallëri krijuese dhe një vështrim optimist për të ardhmen, shkruan Zëri.

Fjalëpak e punëshumë, ai i ka dhënë dijes e shoqërisë shqiptare një pirg me vepra dhe shembullin e madh të dijetarit të përkushtuar për të vërtetën shkencore, për dritën e diturisë, që shpie drejt lirisë…I. Ajeti është ndër lisat e lartë të kulturës dhe të fisnikërisë shqiptare. Dijetar i rysur, kërkues dhe mbrojtës i palodhur e i paepur i së vërtetës shkencore, prijatar në shumë fusha të albanologjisë, frymëzues dhe prind shpirtëror i nxënësve e studentëve të tij të shumtë, mik i dashur i zemrës i kolegëve e i bashkëpunëtorëve. Rrallëkush i ka dhënë aq shumë kombit dhe vendit të vet.

Rrallëkush u ka vënë shpatullat dhe gjoksin burrërisht punëve të mëdha për çështjen kombëtare, për kulturën shqiptare e për gjuhën shqipe si Idriz Ajeti. Emri i tij është i pandarë nga zhvillimi i arsimit dhe i shkencës në Kosovë. Në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës roli dhe ndihmesa shkencore e organizative e Idriz Ajetit janë të pazëvendësueshme.

Uji Dea

Idriz Ajeti u lind më 26 qershor 1917 në Tupallë të Medvegjës (Kosova Lindore). Ndoqi studimet e larta për gjuhësi në Zagreb e më pas në Padovë pranë albanologut Carlo Tagliavini; u diplomua për romanistikë në Beograd (1949), ku u specializua në albanologji pranë albanologut Henrik Bariç. Punoi si profesor i gjuhës e i letërsisë shqipe në gjimnazin e Prishtinës (1949-1953), dha mësim në Seminarin e gjuhës shqipe të Universitetit të Beogradit (1953-1960), ku mbrojti doktoratën për zhvillimin historik të së folmes së fshatit shqiptar Arbënesh pranë Zarës (Kroaci).

Drejtoi për 20 vjet katedrën e gjuhës e të letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës që nga themelimi i saj më 1960. Si rektor i Universitetit të Prishtinës themeloi më 1974 Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili zhvillohet për vit në muajin gusht. Seminari i Prishtinës u bë shpejt një vatër joshëse për formimin e albanologëve të rinj nga e gjithë bota dhe qendër takimesh shkencore ndërkombëtare.

Ai vetë e kujton me emocion këtë ngjarje madhore: “Në vitin 1974, kur po zinim të vinim në jetë idetë dhe nismën rreth organizimit të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, zemrat tona mbusheshin me ndjenja gëzimi, në një anë, e, në anën tjetër, na shqetësonte një ndjenjë tjetër.

A do t’i dilnim në krye asaj pune aq fisnike dhe dobiprurëse në përparimin e shkencave albanologjike? Në ato çaste shqetësimesh dhe pasigurie ne asnjëherë nuk na ka lëshuar zemra, duke pasur besim të ngulët në traditën dhe në dashurinë që punonjësit e shkencave albanologjike dhe të botës së jashtme kanë ushqyer për degë të ndryshme albanologjike”.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.