Një jetë të tërë në mërgim!

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Tetë decenje larg vendlindjës! Nga Australia e largët morem lajmin e dhimbshëm se bashkëvendasi ynë Raif Shaban Latifi në moshën 92 vjeçare, ka ndërruar jetë! Ndërroj jetë një hoxhë, një intelektual dhe patriot! Molla Raifit kishte lindur në Përlepnicë më 09.04.1927 – 08.11.2019! Por fati e deshi që ai në moshë të re më mixhen e tij Molla Hysenin dhe bashkëvendasin Muharrem Tasim Shabani, të largohen nga vendlindja! Kështu që Raifi kishte vetëm 13 vite,kur mbërriti mbërritën në Kairo të Egjiptit!Ne vendlindje kishte krye katër klasë të shkollës fillore edhe atë në gjuhën serbe në Kmetoc! Por, dëshira për shkollim atë e shtyri që në Kairo Raifi mbaroi fakultetin e teologjise në vitin 1953 dhe mori titullin Molla!

Po në këtë vit 1953 nga pushteti me puç, ushtarak vie në pushtete Kemal Abdel Naser, dhe fillon përndjekja e shqiptarëve sepse mbreti Egjiptian i rrëzuar nga pushteti ishte shqiptar Mehmet Aliu!

Me pastaj, Molla Raif Shaban Latifi largohet, dhe shkon në Jordani! Mbretin e Jordanisë Hysein e kishte shok të studimeve! Kështu mbreti Jordanez Molla Raifin e strehoi dhe i ndihmoi të kalon në Australi!

Ndërsa Molla Hyseni mixha i Molla Raifit, dhe Muharrem Tasim Shabani ata mbeten në Arabin Saudite!
Pas, kalimit në Australi Molla Raifi filloj të merret me bujqësi, gjegjësisht me kultivimin e duhanit!
Njashtu, vazhdoj ta ushtrojë edhe detyrën e imamit në xhamin e Dinbulla, ku ndërtoi një xhami dhe në Brisban!
Molla Raifi në vitin 1953 kthehet në Greqi ku martohet me një vajzë shqiptare, çame!
Nga kjo martesë ka dy vajza e dy djem!

Uji Dea

Molla Raifi, Kosovën dhe vendlindjen Përlepnicën e vizitoj për herë të parë në vitin 1973,më pastaj në vitet 1985,1992,dhe për herë të fundit në vitin 1998,ne kohen kur lufta filloj në Kosovë!
Por, gjendja shëndetësore nuk ia mundësoi ta shef Kosovën e lirë!

Prandaj, në si bashkëvendas jemi krenar, për një intelektual të mirëfilltë, çdoherë që na vizitonte ai për në ishte një libër të cilin kurrë, nuk mundëm ta lexojmë deri në fund, ka mbet edhe shumë të na rrëfej, ! Kishte njohuri të përgjithshme, njohës i shumë gjuhëve!

Nga shkoi e jetoj, Molla Raif Shaban Latifi, la gjurmë të pa shlyera, sa që edhe trungun familjar për lagjen e Sylajve të Përlepnicës e hartoi!

Lavdi, jetës e veprës së bashkëvendasit tonë Molla Raif Shaban Latifi!/nuhi nuhiu/rajonipress/