UBT

Një jetë në shërbim të profesionit

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shemsedin Pira avokat i njohur kosovar e më gjerë, ka një performancë të shkëlqyeshme në fushë veprimtarinë e tij si avokat, si ish kryeprokuror, pastaj edhe si ligjërues universitar. Ka doktoruar në një lëmi shumë specifike që lidhet me vrasjet e rënda në territorin e Gjilanit. Është ndër avokatët e rrallë që ka marrë pjesë në gjykimin kundër Sllobodan Millosheviqit. Për rezultatet e punës dhe për kontributin e drejtësisë mbarëshqiptare është dekoruar me çmimin e Justinianit, çmimi më i lartë që ipet nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Shemsedin Pira tashmë ka arritur të përjetojë të gjitha privilegjet që i ka sjellur profesioni i tij të cilën e ka trashëgimi nga prindi dhe familja e gjerë, që për shumë vite janë marrë me fushën e drejtësisë.

Tashmë i njohur për shumë procese gjyqësore të fituara nga eksperienca e tij, Pira paralelisht ka kryer edhe shumë funksione të rëndësishme, duke filluar si shef i shërbimit juridik në kombinatin e Tekstilit “INTEGJ në Gjilan.

Për këtë kohë ai flet me shumë nostalgji sepse thotë se aty i ka marrë hapat e parë si jurist. Nga mesi i vitit 1983 deri në vitin 1985 ka punuar si zv. prokuror ndërsa prej vitit 1985 deri në vitin 1989 ka punuar si Kryeprokuror Komunal. Nga fundi i vitit 1989 e deri më sot ushtron detyrën e avokatit derisa ka mbrojtur lëndë të Krimeve të Rënda, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Duke qenë aktiv dhe duke pasur sukses në procese të rënda gjyqësore Pira thotë se rasti që më së shumti i ka mbetur në kujtim, e që e ka kryer me sukses është rasti i ashtuquajtur lumi “Tisa”, ku me rastin e kalimit të kufirit me Hungarinë, humbën jetën shumë shqiptar të Kosovës.

Pira nuk ndalet me kaq. Në vitin 2002 në Pragë të Çekisë në interval kohor prej dy javëve, ka ndjekur trajnim profesional i organizuar nga Abacel.

“Në muajin Korrik të vitit 2002 isha i vetmi avokat nga Anamorava, që e kam përcjell gjykimin e Sllobodan Millosheviqit kur ishte në pyetje gjykimi për krimet e kryera në Kosovë. Kam marr pjesë në gjykatën e Strasburgut në gjykimin Garibi kundër Holandës. Kam qenë edhe asistent ligjor, në gjykimin e Isak Musliut në Hagë” shprehet Pira.

Mobi Casa

Avokati Pira vazhdon të fitojë njohuri profesionale duke marr pjesë në simpoziume brenda dhe jashtë vendit si në Zagreb, Maribor, Podgoricë, Durrës, Ohër në Bosnje e Strasburg.

I etur për të të përfunduar edhe nivelet e pjesës akademike, Shemsedin Pira me sukses të plotë mbron temën e magjistraturës, në Universitetin e Prishtinës në lëminë e Kriminologjisë, ndërsa doktoron, në Universitetin Internacional në Maqedoni me temën “Vrasjet e Rënda në territorin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan”.

Për rezultatet e punës dhe për kontributin e drejtësisë mbarëshqiptare është dekoruar me çmimin e Justinianit, çmimi më i lartë që ipet nga Oda e Avokatëve të Kosovës si dhe është dekoruar edhe me çmime tjera.

Pira ka edhe një element shumë pozitiv që nuk e kanë kolegët e tjerë. “Kam specializuar i vetmi në degën penale në Kosovë” shprehet avokati, derisa ka ligjëruar në Kolegjin Privat në Gjilan në Bachelor dhe në master. Në master ka ligjëruar lëndët bazike: E drejta e Procedurës Penale dhe Kriminologji dhe Penologji. Ka ligjëruar edhe të Drejtën e Procedurës në trajnimin në dhënien e provimit të jurispodencës, në periudhë prej katër viteve”.

Duke qenë i pranishëm kudo me rezultate dhe të arritura profesionale e studimore, avokati Pira zgjidhet edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës për regjionin e Anamoravës për dy mandate.”Gjithçka që e kam arritur deri më tani e kam bërë në saje të përkushtimit dhe përgjegjësisë së rreptë profesionale. Kam punuar shumë dhe gjatë jam marrë me këtë profesion. E kam dashur profesionin e avokatërisë dhe e dua edhe pjesën akademike sepse të punosh me studentë është vërtet privilegj dhe shumë kënaqësi” shprehet Pira.

Pira mendon se sistemi juridik në Kosovë duhet të ndryshojë rrënjësisht sepse ende ka pengesa dhe papërgjegjësi totale për të quar përpara reformat. “Unë i kam kryer të gjitha shkallët e profesionit prej avokati, jam marrë me qindra seanca e procese gjyqësore të rënda e të vështira, por ia kam dalur me vullnet dhe punë të palodhshme. Vetëm në këtë formë mund të jemi të respektuar dhe të dashur nga gjeneratat e reja” shton Pira.

Për avokatin Pira kanë folur në superlativ edhe shumë koleg të tij dhe është cituar në dhjetëra gazeta, revista dhe në TV./rajonipress/