Një investim që lehtëson rrugën e nxënësve dhe të banorëve
Gjilan – Më në fund është asfaltuar rruga në lagjen e tetë (VIII), që shpije tek shkolla fillore. Rruga që ka mbi 500 metra tash e lehtëson në masë të madhe shkuarjen në shkollë pa pengesa të nxënësve të kësaj lagjeje.
Kompania “Bejta Comerc” ka asfaltuar të premten rrugën e gjatë rreth 500 metra që shpije në drejtim të shkollës fillore në këtë lagje. Kjo rrugë ishte shndërruar në pengesë kryesore për fëmijët pasiqë nuk plotësonte as kushtet më elementare.
Banorët e kësaj zone janë shprehur të lumtur që më në fund rruga është asfaltuar kurse tani ata po e përjetojnë një kënaqësi të veçantë. “Vërtet jemi të kënaqur që pas kaq kohësh rruga përfundoj. Jo vetëm nxënësit e shkollës, por edhe ne banorët kemi qenë në hall të madh nga pluhuri dhe vërshimet e shumta që shkaktonte rruga e dëmtuar” tha Zeneli një banor i kësaj zone./rajonipress/


