Eko Higjiena

Një investim i qëlluar në fshatrat e Karadakut, ua kthen shpresat banorëve për kthim e jetë normale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kur është mirë, është mirë, askush nuk mund të mohojë investimin në fshatrat Muçibabë, Borincë e Lipovicë. Asfaltimi i rrugëve atje kthen shpresat e atyre familjeve që jetojnë atje, po edhe të atyre që dëshirojnë të kthehen në vatrat e tyre.

Të gjitha qeverisjet komunale të mëhershme e kanë injoruar vazhdimisht këtë pjesë të kufirit dhe këto fshatrat, që ende heqin të zitë e ullirit për mungesë të ujit e gjërave më elementare.

Alban Hyseni ka vepruar me mend dhe ka bërë një gjest dhe një hap të guximshëm që ka asfaltuar rrugët në fshatrat Muçibabë, Lipovicë e Borincë sepse investimi në brezin kufitar është investim për të ardhmen e atyre familjeve që kanë vendosur të jetojnë atje.

Uji Dea

E njëri nga ata që është gëzuar për këtë investim është Idriz Rexhepi i cili ka shkruar në rrjetet sociale me fjalë miradije për Alban Hysenin.

“Fshatrat e Karadakut, Muçibabë, Borinc e Lipovic ju kanë kthyer jetës normale me Kryetarin e komunës së Gjilanit dhe me rrugët e rregullime, faleminderit prej komunës që ju dha frymëmarrje këtyre fshatrave” ka shkruar Rexhepi./rajonipress/