UBT

Një iniciativë e papranueshme që mëton përçarjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga ismet Azizi – Ka kohë që portali ‘Sandzacke.rs’ zhvillon fushatë mediale kundër meje, Ismet Azizit, Ali Dacit dhe shoqatës ‘Kosova për Sanxhakun’. Fushata është tërësisht kundër bashkëpunimit dhe afrimit të mëtejmë në mes shqiptarëve dhe boshnjakëve të Sanxhakut që është qëllimi jonë i dyanshëm. Tani më, siç është vërtetuar, ky bashkëpunim dhe afrim i pengon dikujt në Sanxhak. Për këtë arsye dikush në mënyrë të papranueshme i kanalizon ‘mospajtimet’ nëpërmjet këtij portali në formë më të papranueshme.

‘Mospajtimet’ kanë formë të politikës shoveniste serbomadhe që gjithmonë ka pasur për qëllim shpërndarjen e urrejtjes në mes boshnjakëve dhe shqiptarëve dhe si rezultat edhe largimin e këtyre dy popujve dhe krijimin e një hendeku të pakapërcyeshëm në mes Sanxhakut dhe Kosovës së bashku me Shqipërinë.

Para disa ditësh kjo tendencë i ka kaluar të gjitha kufijtë e pranueshëm dhe është paraqitur me pamfletin propagandues të titulluar ‘INICIJATIVA: Zabraniti učešće na izborima za BNV svima koji provode “albanizaciju”, që është botuar në ‘Sandzacke.rs’. Në këtë pamflet bëhet me dije se aktorët e kësaj iniciative shkojnë aq larg sa që kërkojnë nga boshnjakët që të deklarohen publikisht kundër shqiptarëve. Është kërkuar edhe ndalimi i qarkullimit të njerëzve, në këtë rast të shqiptarëve, si dhe heqja e të drejtës së votës atyre që deklarohen apo ndjehen shqiptarë në Sanxhak.

Autorët e këtij pamfleti fashist kërkojnë që shqiptarëve të Sanxhakut, nëse dëshirojnë të përfshihen në politikë apo aktivitete kulturore, duhet këtë ta bëjnë në rajonin e Luginës së Preshevës. Me fjalë tjera, kjo është një kërkesë që bënë një sugjerim të rrezikshëm për shpërnguljen e shqiptarëve nga Sanxhaku për shkak se në këtë vend nuk do t’i gëzojnë as të drejtat themelore njerëzore. Një politikë të këtillë, së paku në letër, nuk e ka kërkuar asnjë regjim serb duke u nisur nga ai i Nikolla Pashiqit e deri te ai i Millosheviqit. Por, këtë e kërkon dikush nga në Sanxhaku, nga radhët e atyre që ende e quajnë vehten boshnjakë.

Asnjë herë më parë nuk ka pasur iniciativa të këtilla, të cilat nuk mund të cilësohen ndryshe pos si shumë të rrezikshme. Madje, kjo iniciativë përmban elemente të veprës penale edhe sipas sistemit juridik të tanishëm të Republikës së Serbisë. Prandaj, nuk kemi se si të mos e parashtrojmë pyetjen: kush janë këta njerëz të rrezikshëm që me diskriminime mundohen t’ia kalojnë edhe regjimeve serbe që janë anti boshnjake dhe anti shqiptare?

Mobi Casa

Nuk duhet shumë për të menduar dhe shohim se iniciativa e këtillë ia kalon edhe politikës gjenocidiale të Slobodan Milosheviqit. Në fakt kjo iniciativë është shumë e rrezikshme pasi që përmban elemente dhe karakteristika fashiste. Është e paimagjinueshme që në Sanxhak në shek. XXI dhe pas dështimit të një politike serbomadhe, të cilën e ka dënuar bota, tashti të lajmërohet një politikë tjetër që ia kalon kësaj të parës.

Shoqata ‘Kosova për Sanxhakun’, e drejtuar nga Ismet Azizi, edhe një herë shfrytëzon rastin ta përsëris faktin se aktiviteti jonë nuk ka asnjë qëllim tjetër pos atij që e ka proklamuar publikisht e që është ruajtja e miqësisë në mes shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe këtë do ta vazhdoj ta bëjë pa marrë parasysh pengesat që paraqiten në këtë rrugë.

Ne jemi në rrugë të drejtë dhe shpresojmë që iniciativat e këtilla fashiste do të ndalen dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe t’i ruajmë lidhjet e tona të cilat historikisht kanë qenë të ngushta.

Në emër të shoqatës ‘Kosova për Sanxhakun’ , Ismet Azizi.