RCCOLA

Një i vdekur dhe tre të lënduar në Skifter të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në fshatin Skifter (Gjylekar) të Vitisë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku si pasojë e rrokullisjes së një automjeti të udhëtarëve, humbi jetën një qytetarë dhe lëndime pësuan tre të tjerë.

Mësohet se jetën në këtë aksident komunikacioni e ka humbur Bojan Kojiq ( 1990) nga Vërboci dhe të lënduar kanë mbetur edhe tre të rinj të tjerë nga po i njëjti fshat.

RCCOLA

Zëdhënësi i policisë nga rajoni i Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 1.45 minuta dhe shkaktar i këtij aksidenti sipas hetimeve të para dyshohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë së qarkullimit të automjetit në rrugë.

“Në këtë aksident komunikacioni ka humbur jetën një qytetar i nacionalitetit serb i moshës rreth 22 vjeçare, kurse janë lënduar tre të tjerë”, ka thënë togeri Hashani./rajonipress/