Mobi Casa

Një i mitur theret me thikë në Viti, arrestohet i dyshuari

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar nga Shtëpia e Shëndetit në Viti se aty ndihmë ka kërkuar një i mitur shqiptar shtetas i Kosovës, tek i cili sipas mjekut kujdestar janë vërejtur 5 plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë.

Në vendin e ngjarjes, në oborrin e shkollës së mesme “Bafti Haxhiu” kanë dalë njësitet patrolluese, të Policisë së Kosovës nga stacioni Policor i Vitisë.

Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Gjilanit pastaj nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në drejtim të QKUK-së në Prishtinë.

I dyshuari po ashtu i mitur shqiptar shtetas i Kosovës është arrestuar, është sjellë në zyret e Policisë së Kosovës në Gjilan, ku është zhvilluar intervista, në prezencë të punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës të autorizuar nga familjarët.

FIDANISHTJA

Besohet se deri te incidenti të ketë ardhë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe motivet të ulëta që kanë pas mes vete viktima dhe i dyshuari.

Si dëshmi për Gjykatë nga i dyshimti është konfiskuar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori për Krime të Rënda dhe ai ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e ndalimit prej 24 orësh. Rasti në Prokurori njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.