ARKATANA

Një i dyshuar ndalohet për trafikim dhe kultivim të narkotikëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ndalohet një person për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 nëntor 2025, ka zbatuar urdhrin verbal për kontroll të Prokurorit të shtetit, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet E.R, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: Qantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gram, dhe telefon Iphone X me ngjyrë ari.

FIDANISHTJA

Nga ky operacion është ndaluar një (1) person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 i Kodit Penal të Kosovës.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit njoftoi Prokuroria e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.